Me pistoletë në brez në mes të Tiranës
Policia e Tiranës vuri në pranga një 30 vjeçar pas informacioneve se ky i fundit lëvizte me pistoletë në brez.
Skerdilajd Selimi, 30 vjeç, banues në Tiranë u vu në pranga pasi qarkullonte me armë zjarri tip pistoletë.
Ai u arrestua në afërsi të Rrugës “Halit Bega”, duke i sekuestruar pistoletën e markës “Mausur”.
Materialet proceduriale iu kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal.

