“Më rrihte që të bëhesha prostitutë”, denoncimi i vajzës nga Vlora fundos “tutorin” (Emri)

Policia e Vlorës ka arrestuar një 30 vjeçar si autor të dyshuar për shfrytëzim prostitucioni, pas denoncimit të bërë nga një vajzë e re.

Një ditë më parë, pranë ambienteve të policisë së Vlorës është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetësia K.L., 20 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila ka deklaruar se shtetasi Mariglen Çunaj, 30-vjeçari i lindur në Vlorë dhe me banim në Kavajë ka ushtruar presion dhe dhunë fizike ndaj saj me qëllim që kjo e fundit të bëhej prostitutë kundër vullnetit të saj.

Policia bëri menjëherë shpalljen në kërkim të shtetasit të mësipërm, ndërsa mundën ta kapnin ditën e sotme në një rrugë të lagjes “Pavarësia” Vlorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas është arrestuar disa herë për veprën penale të “Vjedhjes”.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?