FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Merkel kërcënon Londrën: Nëse nuk dilni nga BE, ju nxjerrim ne!

Nëse Britania e Madhe nuk kërkon daljen nga Bashkimi Europian, këtë gjë do ta bëjë vetë europa.

Parlamenti Europian i mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme në Bruksel ka aprovuar një rezolutë sipas së cilës i kërkon Britanisë aktivizimin e menjëhershëm të Brexit dhe artikullit 50 të Traktatit të Lisbonës për daljen nga BE.

Në rezolutë thuhet se “Britania duhet të nisë sa më shpejt procedurat e largimit për të evituar paqartësitë dhe për të mbrojtur integritetin e BE”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezoluta u miratua me 395 vota pro dhe 200 kundër.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Londra nuk mund të zgjedhë çfarë t’i vijë për mbarë”, ka kërcënuar kancelarja Merkel.

“Do të bëjmë të mundur që negociatat të nisin sa më herët. Kush largohet nga një familje nuk mund të shpresojë që të ruajë vetëm privilegjet duke lënë mënjanë detyrimet”, tha kancelarja gjermane.

Lidhur me të ardhmen e Europës, Merkel tha se “BE është mjaftueshëm e fortë për të mbijetuar nga dalja e Britanisë dhe do të vazhdojë përpara me 27 shtetet anëtare”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?