Merr flakë makina e parkuar para banesës, policia: Ja ç’ndodhi gjatë natës

Një automjet tip Benz me targa AA066BI, e parkuar në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës është përfshirë nga flakët sot rreth orës 05:35.

Policia e Lezhës bën me dije se automjeti ishte në pronësi të 28-vjeçarit me iniciale K.H. Nga veprimet paraprake të policisë, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije të sistemit të rrjetit elektrik. BalkanWeb ka siguruar edhe foton e automjtit të djegur.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale në pjesën e përparme të mjetit. Pritet ekspertiza për përcaktimin e shkakut të saktë. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Informacion paraprak 
Me datë 04.01.2018, rreth orës 05:35 në Lezhë, është marrë njoftim se ka marrë flakë një mjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se mjeti tip “Benz” me targë AA066BI në pronësi të shtetasit K.H., 28 vjeç, banues në Lagjen “Skënderbeg” Lezhë, i parkuar pranë baneses së tij në parking dhe ka marrë flakë.

Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije të sistemit të rrjetit elektrik.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale në pjesën e përparme të mjetit.

Pritet ekspertiza për përcaktimin e shkakut të saktë.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?