Meta, duke përmendur rastin e Malajzisë, thotë: Berisha edhe 98 vjeç mund të bëhet kryeministër!

Ilir Meta insiston se ish-kryeministri Berisha është në formë të shkëlqyer fizike për tu rikthyer kryeministër.

Ja se çfarë thotë Ilir Meta: “Në Malajzi ishte një kryeministër që kishte 20 vjet që ishte pensionuar. Dhe u kthye sepse vendi e solli, interesi kombëtar e solli, në moshën 98 vjeç. Për një skandal të rëndë korrupsioni nisi rebelimi atje. Dhe u rikthye në moshën 98 vjeç. Nëse vini në diskutim moshën e zotit Berisha, bëni një gabim shumë të madh se ai i ka këmbët si Cristiano Ronaldo, i ka parametrat si 30 vjeç, aq më tepër kur shikon njerëz ai gjithmonë vetëm merr entuziazëm dhe jep entuziazëm”, u shpreh Meta.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?