FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta i përgjigjet Ramës: Le të tmerrohen ata që do të bëjnë “tërmet” në zgjedhje, qeveritarë apo banditë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama ditën e sotme nga Fieri, ku shigjetonte kreun e shtetit per procesin e vaksinimit të personaliteteve mbi 80 vjeç.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Presidenti Meta thekson se le të shqetësohen ata që mendojnë se do të bëjnë “tërmet” në zgjedhje, qofshin këta qeveritarë, apo banditë.

Postimi i Presidentit Ilir Meta në Facebook:
Janë të shqetësuar nga mesazhet e Presidentit?!
Janë të shqetësuar nga mesazhet e Presidentit?!
Le TË SHQETËSOHEN dhe le TË TMERROHEN të gjithë ata, të cilët mendojnë se do bëjnë “tërmet” në zgjedhje, si në Dibër, apo si në Shijak, qofshin këta qeveritarë, punonjës policie; qofshin banditë, gjithçka qofshin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?