Ministrat festojnë me njerëzit në nevojë në 28 institucione të përkujdesit social
Aktualitet E Martë, 20 Korrik 2021 08:14
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale organizoi sot aktivitetin kombëtar “Festat duan dashuri” në 28 institucione të përkujdesit social për fëmijët pa kujdes prindëror, fëmijet e personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit e vetmuar, me pjesëmarrjen e anëtarëve të kabinetit qeveritar, deputetëve dhe të ftuarve të veçantë, për të festuar sē bashku me ata që kanë më shumë nevojë.
“Sot festojmë së bashku si një familje e madhe në qendrat tona të përkujdesit, duke i kthyer në një traditë festimet e datës 28, në 28 qendrat e përkujdesit social në të gjithë Shqipërinë. Shqipëria është solidare në fakt jo vetëm përgjatë festave por çdo ditë të vitit”, tha ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”, ku u organizua një koncert nga vetë fëmijët e qendrës dhe Ministrja shpërndau dhurata të personalizuara për secilin prej tyre.
“Dua të garantoj dhe njëherë angazhimin e qeverisë për kujdesin ndaj atyre që kanë më shumë nevojë. Në çdo ditë të vitit politikat tona sociale tregojnë këtë, programet tona e tregojnë këtë, mbështetja nëpërmjet shërbimeve sociale në qendrat tona të përkujdesit e tregon këtë. E tregon gjithashtu, mbështetja e përvitshme për 780 mijë qytetarët, familjet në ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar, pensionistët të cilët kanë përfituar shpërblimet e fundvitit, me vendimin e fundit të qeverisë. Ne jemi të angazhuar dhe të fokusuar për të përmirësuar standartet nëpër qëndrat tona të përkujdesit pa dyshim për të mos lënë askënd pas”, tha Ministrja Manastirliu.
Aktivitetet festive u organizuan njëherësh në të gjitha qendrat e përkujdesit, për të qenë pranë fëmijëve të pambrojtur, të moshuarve të vetmuar dhe të gjithë njerëzve në nevojë.
###
Ministrja e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka reaguar sot per lajmin e hidhur te ndarjes se parakohshme nga jeta te dy mjekeve, me nje postim ne faqen e saj ne fcb:
“E sotmja është një ditë e dhimbshme për Mjekësinë shqiptare, për të gjithë ne!
Fatkeqësisht, në ditët e tij të fundit, viti që po mbyllet mori prej nesh, dy mjekë të shkëlqyer, profesionistë të jashtëzakonshëm, Profesor Agim Sallakun, Drejtuesin e Shërbimit të Onkologjisë shqiptare dhe Doktor Arben Runën, Kirurg Traumatolog, me një eksperiencë shumëvjeçare, pranë Spitalit Universitar të Traumës.
Lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta, të dy personaliteteve të mjekësisë shqiptare, Profesor Sallakut dhe Doktor Runës, është fort i hidhur.
Me profesor Sallakun më mbetet kujtimi i një bashkëpunimi të shkëlqyer, që pata gjatë katër viteve që drejtova Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në 19 nëntor mora prej tij, mesazhin – që fatkeqësisht do të ishte edhe i fundit – për projektin e fuqizimit të radioterapisë në Spitalin Onkologjik. Më shkruante: “Filloi instalimi i akseleratorit të dytë. Jam i lumtur!”.
Edhe pse të dy mjekët e nderuar fituan beteja të panumërta me sëmundjet për pacientët e tyre, fatkeqësisht nuk mundën të fitojnë të fundit, betejën e tyre.
Sot familjet kanë humbur të dashurit e tyre, ndërsa mjekësia shqiptare dhe shoqëria jonë ka humbur dy personalitete, mjekë të pazëvendësueshem, puna e të cilëve, jam e sigurt do të çohet përpara nga kolegët dhe studentët e tyre, që me aq pasion i kanë mbështetur dhe përgatitur.
U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të Profesor Sallakut dhe Doktor Runës dhe jam pranë tyre në këto momente të vështira të humbjes së njeriut të dashur”.