Ministri Ahmetaj: Kemi ulur numrin e të papunëve. Rekord historik

Ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaroi se punësimi në vend ka vijuar në trend rritës.

Në një konferencë për shtyp Ahmetaj tha se dhe raporti i INSTAT, deklaron se në Shqipëri janë vetëm 12.5% të pa punë, një nivel historik sipas tij.

“Sipas INSTAT, punësimi ka vijuar trend rritës në 2018. Ky është një lajm shumë i mirë. Ulja e papunësisë në nivelin më të ulët historik, është lajm tjetër i mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ulja rekord e papunësisë për të gjitha vitet e tranzicionit, pra 12.5 %

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria mbetet me normën më të ulët të papunësisë tek rinia. Por a është e mjaftueshme, kjo?

E rëndësishme është që jemi në trend zbritës dhe jemi me nivelin më të ulët në rajon.

Dua të sjell në vëmendje se në këtë vit janë shpallur mijëra vende të reja punë, dhe vetëm në maj janë realizuar më shumë se 3 mijë punësime, me bashkëpunim shtet privat”, tha Ahmetaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?