Ministri Demiraj dhe Cako marrin pjesë në ceremoninë mortore të policit Lorent Duli

Gjatë ditës së sotme ministri teknik i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako morën pjesë në ceremoninë mortore të efektivit të Policisë, Lorent Duli, i cili humbi jetën tragjikisht duke kryer detyrën shtetërore si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Korçë-Devoll.

Demiraj ishte edhe në familjen e të ndjerit ku u shprehu ngushëllimet më të thella në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të afërmve të efektivit si dhe shprehu gatishmërinë për mbështetje të pakursyer.

Po ashtu ministri Demiraj vizitoi në spital edhe dy punonjësit e tjerë të plagosur, duke iu uruar shërim të shpejtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?