Ministri Demiraj ngushëllon familjen e policit që humbi jetën në aksident rrugor

Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj ka ngushëlluar familjen e punonjesit te Policise Lorent Duli, i cili humbi jeten gjatë kthimit nga kryerja e detyrës, duke kontrolluar territorin ne kuader te parandalimit te kultivimit të bimëve narkotikë. “Shpreh pikëllimin tim te thellë për humbjen e jetës së efektivit tone Lorent Duli. Ai sot t’i mungoje familjes, kolegeve dhe Policise se Shtetit. Në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme ju shpreh ngushellimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe dhe të parakohshme të familjarit tuaj, duke ju siguruar se në asnjë moment nuk do t’ju mungojnë ndihma dhe përkrahja jonë. I pa harruar kujtimi i tij. Sinqerisht Dritan Demiraj.” Ndërkohe Ministri Demiraj ju ka uruar shërim të shpejtë të tre efektiveve te tjere te plagosur ne kete aksident tragjik

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?