Ministri Fatmir Xhafaj: Tahiri punoi mirë, por nga mungesa e përvojës edhe gaboi

Në fund të intervistës së dhënë për Sokol Ballën në TCH, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u pyet për punën e paraardhësit të tij Saimir Tahiri. Ministri aktual tha se Tahiri ishte një i ri që kërkoi të bëjë gjëra të mëdha, por u penalizma nga mungesa e përvojës.
“Paraardhësi im ka qenë një djalë i ri kur është ulur në karrigen e ministrit dhe që ka punuar me pasion të jashtëzakonshëm për të bërë gjëra të mira dhe ka bërë gjëra të mira. Ka bërë gjëra të mira në përbërjen dhe arsimimin e policisë së shtetit, por edhe në motivimin e policisë së shtetit.
Natyrisht në gjithë këtë përpjekje të madhe dhe pasion ndoshta edhe nga mungesa e përvojës ka bërë edhe gabimet e veta. Nëse ai i sheh sot me qetësi do të fliste për arritje pozitive dhe mangësi në punën e tij”
–tha Xhafaj.
Megjithatë akuzën më të rëndë Xhafaj ia bëri Tahirit gjatë intevistës kur foli për kanabisin. Ai pranoi se lëvizjet në policinë e shtetit lidheshin me çështjen e kanabisit.
“A mund të ndodhë kjo që ndodhi me kanabisin jashtë policisë? Absolutisht jo”. Është i drejtpërdrejtë Fatmir Xhafaj kur flet për implikimin e policisë në narkotrafik. Tahiri e mbronte me forcë policinë e tij, por Xhafaj ka një tjetër mendim.
“Qoftë në Përmet, Lezhë dhe Gjirokastër. Ua kam bërë të qartë. Do të përgjigjet për cdo rrënjë kanabisi.   Është e pamundur që atje ku mbillet kanabis të mos e shohë polici i zonës, polici i pyjores apo dhe kryeplaku me banorët.
Ka pasur segmente të policisë të implikuara në këtë trafik. Ata ose janë paguar për heshtjen e tyre, ose janë blerë për të bashkëpunuar. Disa drejtues të policisë vendore minimalisht kanë heshtur. Nuk mund të them se ata kanë qenë të përfshirë, por minimalisht kanë heshtur”
 – ishte deklarata e fortë e ministrit Xhafaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?