Ministri i Brendshëm i PD bën bilancin kundër drogës: Ja çfarë kam arritur

Kanë kaluar 3 javë që kur Dritan Demiraj mori detyrën si Ministri i Brendshëm i Shqipërisë pas marrëveshjes Rama-Basha që çoi në zëvendësimin e zëvendës kryeministrit dhe 7 ministrave teknikë. Sot ministri Demiraj ka bërë bilancin e 3 javëve në këtë detyrë të punës së Policisë së Shtetit.

“Luftë pa kompromis kundër kanabisit dhe përdorimit të parave të drogës në fushatën elektorale. Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit është e angazhuar të zbatojë ligjin dhe misionin kushtetues. Të vendosur të bëjmë dallimin”, shkruan Demiraj në “Facebook”.

demiraj fb

Swiss Digital Desktop Reklama

Periudha 22 maj-8 qershor 2017
– 4 ton e 438 kg kanabis i sekuestruar;
– 5295 bimë kanabis të shkatërruara;
– 80 doza heroinë;
– 30 të arrestuar, 12 në kërkim; 4 ndiqen;
– 7 gomone të sekuestruara;
– Monitorime nga ajri; qarku Vlorë, Berat, Gjirokastër, Fier, Lezhë e Shkodër.

Swiss Digital Mobile Reklama

tabele policia ne 3 jave

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?