Ministri i Brendshëm takim urgjent me drejtorët e Policisë në qarqe, paralajmëron penalizime të rrepta (Video)
Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj ka zhvilluar një takim me drejtuesit vendorë të 12 qarqeve dhe drejtuesit kryesorë të Policisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku në fokus ishte marrja e masave konkrete në parandalimin dhe evidentimin e personave dhe grupeve kriminale në drejtim të: • Shit-blerjes së votës; • Presionin ndaj zgjedhësve; • Përdorimin e parave nga burime të paqarta në ndikim të procesit elektorale • marrjen e bllokimin e kartave përkundrejt shpërblimit monetar me qëllim heqjen e së drejtës për të votuar.
Çdo tolerim ndaj këtij fenomeni do të penalizohet rreptësisht. I gjithë zinxhiri drejtues i policisë së shtetit do të mbajë përgjegjësi sipas përcaktimeve të ligjit. Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj vlerësoi rezultatet e policisë së Shtetit në luftën e përditshme dhe pa kompromis ndaj kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Zv/ministrja e Punëve të Brendshme Rovena Voda, e cila drejton Task-Forcen Qendrore në kuadër të Planit kombëtar antikanabis shprehu mirënjohje për punën e vyer në këtë drejtim dhe kërkoi një angazhim të gjithanshëm.


