Ministri i Brendshëm takim urgjent me policët në Lezhë e Shkodër, ja porositë para zgjedhjeve
Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj zhvilloi ka zhvilluar sot dy takime në Drejtoritë Vendore të Policisë të Lezhës e Shkodrës.
Mësohet se ndër mesazhet që Demiraj ka përcjellë tek efektivët e policisë janë ato për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, për një proces zgjedhor të sigurt e të qetë, luftë pa kompromis ndaj kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, parandalim të përdorimit të parave me burim kriminal dhe blerjen e votës
Ministri Demiraj ka qenë i shoqëruar në këtë takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Ata theksuan se do të ketë zero tolerancë për punonjësit e Policisë që përfshihen në aktivitete të subjekteve politike.
Ministri garantoi mbështetje maksimale për arritjen e misionit kushtetues të strukturave të Policisë së Shtetit.

