Ministri Klosi: Kemi evakuuar 27 familje në qarkun e Beratit

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit,  Blendi Klosi inspekton nga afër situatën e krijuar nga reshjet në qarkun e Beratit. Pasi zhvilloi një takim me shtabin e emergjencës civile në këtë qark, prefektin dhe kryetarët e bashkive, ministri Klosi bëri me dije se të gjitha strukturat janë të angazhuara maksimalisht 24 orë në 24 për të përballuar situatën.

Ministri Klosi tha se janë evakuuar 27 familje një nga  një nga zonat më të rrezikuara.

“Në radhë të parë jemi përpjekur që gjatë gjithë ditës të sensibilizojmë të gjithë banorët dhe të shohim problematikat që kemi. Kemi bërë evakuimin e 27 familje në një lagje të vështirë dhe po ashtu në Bashkinë e  Urës Vajgurore ku është edhe zona më problematike për momentin kemi përqendruar të gjitha forcat dhe mjetet për pastruar  kanalet dhe po ashtu për të bërë të mundur që të përballojmë prurjet që sic i shikoni nuk janë tërësisht normale. Nëse prurjet do të vazhdojnë me këtë ritëm gjendja do të përkeqësohet. Ne vazhdojmë të bëjmë thirrje edhe në këtë moment që të gjithë qytetarët, bizneset e zonës, të kenë parasysh që në radhë të parë të shpëtojnë jetën e njerëzve, dhe pastaj pronat e pasuritë”. – tha ministri Klosi i cili bëri një pasqyrë të gjendjes aktuale të qarkut Berat.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Përsa i përket qarkut të Beratit, edhe prefektura edhe organet e rendit janë 24 orë në 24 në shërbim të qytetarëve. Kryetarët e bashkive janë duke u përpjekur që të kemi një bashkëpunim edhe me TAP që po punon në zonë me mjetet e saj dhe do të donim të vazhdonim që të hapnim sa më shumë kanale për të siguruar një rrjedhje të lirshme të lumit. Nga biseda që patëm me kryetarin e bashkisë është një situatë që po menaxhohet dhe po monitorohet, le të shpresojmë që të mos ketë prurje më të mëdha uji të cilat do të dëmtonin më shumë dhe do ta rrezikonin. Përsa i përket ujësjellësit të Beratit mund të themi se ka një lloj turbullire për momentin e cila është normale për momentin, sistemi është i mbrojtur.  Për Skraparin vazhdojmë të jemi të vëmendshëm për të nxjerrë të gjitha problematikat. Ajo që kemi thënë kaq shpesh kur është koha e thatë po del tani që është koha e njomë shkatërrimi i burimeve natyrore, shkatërrimi në mënyrë skandaloze nga guroret e qytetit sidomos në zonën e Bogovës rrezikon shumë përsa i pëket vazhdimësisë. Vazhdojmë në këtë ditë të vështirë t’u qëndrojmë pranë njerëzve dhe t’u bëjmë thirrje që të jenë shumë të vëmendshëm dhe të ndjekin cdo njoftim që del nga shtabi i emergjencave civile të ngritura në zyrën e prefektit .” deklaroi ministri Klosi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në të gjithë vendin me urdhër të kreut të Turizmit dhe Mjedisit që nga dita e djeshme janë angazhuar 600 punonjës të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit,  Zonave të Mbrojtura  dhe Inspektoratit të Mjedisit për të dhënë të gjithë mbështetjen logjistike dhe për të monitoruar e ndihmuar në lehtësimin e situatës në zonat e rrezikuara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?