Ministrja serbe Kuburoviq thotë se nuk ka asnjë informatë rreth Ballist Morinës

Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburuviq ka thënë sot se nuk e ka asnjë informatë se a do ta dorëzojë dhe kur Kroacia Ismail Morinën në Serbi.

Ajo, duke folur për gazetën “Blic” të Beogradit ka theksuar se nuk ka afat sipas të cilit ministri i Drejtësisë duhet të veprojë pas marrjes së vendimit të plotfuqishëm nga Gjykata dhe pas përmbushjes së kushteve për dorëzim.

Megjithatë, Kuburuviq beson se ky (dorëzimi), do të ndodhë në çdo moment në afatin njëvjeçar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ismail Morina është në paraburgim në Dubrovnik nga qershori i vitit 2017 kur u arrestua sipas fletë arrestit nga Serbia të shpallur për shkak të akuzave që i ka përpiluar Beogradi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas akuzave, Morina, i njohur me nofkën Ballisti, në ndeshjen ndërmjet Serbisë e Shqipërisë filluar e të papërfunduar në tetorin e viti 2014, e kishte lëshuar dronin me hartën e viseve shqiptare me Flamurin Kombëtar e me portretet e Ismail Qemalit e të Isa Boletinit.

Me këtë akt, sipas Beogradit, Morina ka bërë vepër penale prandaj dhe e kërkon ekstradimin e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?