Ministrja teknike e Financave paralajmëron doganierët: Kush përfshihet në fushatë, ndiqet penalisht

Dy ditë pas betimit në Presidencë, ministrja e re e Financave Helga Vukaj ka dhënë porositë e para, gjatë inspektimit të bërë në Degën Doganore Durrës.

Ministrja Vukaj kërkoi nga administrata doganore të distancohet nga çdo veprim i paligjshëm që cënon standardet zgjedhore.

Gjatë një inspektimi në Degën Doganore Durrës, ministrja Vukaj theksoi rëndësinë e përmbushjes së objektivave fiskalë dhe vlerësimin strikt të procedurave doganore për të shmangur çdo rast abuzimi, që favorizon operatorë të veçantë të biznesit, me qëllim financimin e aktiviteteve elektorale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja paralajmëroi masa administrative dhe ndjekje penale për çdo punonjës që shkel ligjin. Ajo kërkoi me prioritet nga agjencitë ligjzbatuese rritjen e eficencës së kontrolleve doganore kundër trafikut të drogës dhe hartimin e një plan-veprimi për një reagim të shpejtë dhë të koordinuar me Policinë Kufitare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në takimin me Shërbimin Doganor dhe Policinë Kufitare Durrës, ministrja e Financave Helga Vukaj shoqërohej edhe nga ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?