Miratohet rritja e pagës minimale

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar rritja e pagës minimale.

Ajo do të rritet nga 22 mijë lekë në 24 mijë lekë dhe shërben për efekt të llogaritjes së kontrituteve për sigurimet shoqërore.

Po ashtu në vendim thuhet se paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshimi i fundit i nivelit të pagës minimale ka qenë në 2013. Rritja e pagës minimale shton të ardhurat për punonjësit me paga të ulëta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por për një kategori tjetër, veçanërisht të vetpunësuarit dhe ata që janë të siguruar me rroga maksimale, ajo sjell rritjen e kontributeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?