FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

  MIRDITA E FANIT

Studim

                                                MIRDITA E FANIT

Nga Gjelosh Nikolla-Studius

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Që me krijimin e njerzimit, filluan të krijohen dhe fiset, mbi bazën e lidhjes dhe afërsisë se gjakut. Familjet e shumëta të një gjaku formojnë fisin. Por koncepti i organizimit dhe i marrëdhënjeve brenda fisit dhe mes fiseve  mori zhvillim më vonë. “ Pra me fjalën fis në konceptin popullor kuptohet prejardhja e disa njerzve nga një “Atë” i përbashkët, pavarësisht nga largësia e brezave, vendi ku gjenden, përkatësia fetare, krahinore, etnike e të tjera dallime.”1  Me fillimin e pushtimeve të teritoreve shqiptare, filloj lëvizja e fiseve duke zënë vend nga veriu në rranzat e maleve të Shqipërisë se mesme por shumica për gjatë lumit të Matit, në brigjet e Drinit dhe rreth liqenit të Shkodrës. Me valën e dytë  të sulmeve barbare fiset u futën më thellë në male, në grykat në mes të Shkodrës dhe Krujës, Pejës, Gjakovës, Prizrenit dhe Podgoricës. Fiset që mbetën në vendet e tyre, me kalimin e kohës i humbën karakteristikat e tyre  dhe u përzien më njeri tjetrin duke formuar një masë të pakuptimt. Fiset që zunë vend në veri, arritën me i ruajtur veçantitë e veta, duke u stabilizuar secili fis në vehte më karakteristikat dhe tiparet e veta, pra arritën me rujat identitetin e tyre. Kemi fis vendas dhe të ardhur, por duke parë në herëshmëri na rezulton se të gjitha fiset kanë levizur për arsye të ndryeshme të imponura nga luftrat, ekonomija etj. “Fis vendas (autokton) quhet ai fis ku banorët e tij kanë zënë  në një tokë që nuk ka pasë banor më përpara, kurse fis i ardhur janë banorët e atij fisi që kanë ardhur më vonë dhe janë vendosur më në periferi me mirë kuptimin e atyre të gjetur aty, ku kanë bashkëjetuar ndoshta më shekuj.”   Fisi i Berishës në trevën e “Dukagjini i Vjetër-Puka sot” është fis vendas, ndërkohë që fisi i Thaçit është i ardhur më vonë dhe i pranuar në teritorin e Berishës, ku dhe u vendos.2 Fiset, Berishë e Thaç, janë 2 fiset më të mëdhaja, më të vjetra në trojet shqiptare. Janë 2 fise elitë dhe plotësojnë të gjitha kriteret më të spikatura në fiset e veriut më kontribute të pa diskutueshme shtet dhe komb formuese. Kemi shumë autorë si Franc Nopça, At Giussepe Valentini,Kahreman Ulqini, Franz Seiner etj.që kanë dhënë mendime të përaferta për nocionin e fisit. At Valentini e përkufizon fisin në këtë menyrë: “Popullsia e teritorit të maleve të shqipërisë se veriut është tërësisht, e në menyrë të dallueshme e ndarë në fise, ku secila paraqet një organizim të fortë e të bashkuar,të përcaktuar nga një kompleks unik traditash historike, ligjesh, interesash e dokesh të bazuara në solidaritetin recprok të banorve midis tyre.” 3   Por dy fiset Berishë e Thaç, duke  qënë ndër më të vjetrat dhe më të organizuara se fiset e tjera kanë patur shperndarje te gjithëkahshme, sidomos në Kosovë, veçanarisht në Rrafshin e Dukagjinit. Këtu u vendos dhe Principata e Dukagjinve. Sot në tokat e Kosovës në shumicën e fshatrave mbajnë mbiemrin Berisha dhe Thaçi. Këto dy fise duke qënë ndër më të vjetrit, dhe duke e krahasuar me përiudhën kur doli toponimi Mirditë, më shekuj më vonë, detyrimisht do të quhën autokton,”Anas”, vendas. Duke lexuar në një liber të shkruar nga z/ Pjetër Nikolla, “Lidhjet Etnollogjike Mirëditë, Kurbin dhe Lugu i Drinit” ku thotë se:”Tre fiset kryesore të Pukës, Berisha, Thaçi dhe Kabashi (nën degë e fisit Thaç), kanë krijuar të gjitha fshatrat e Pukës dhe dhjetra e qindra familje kanë migruar në fshatrat e Kosovës duke ruajtur mbiemrat e tyre Berishë, Thaç e Kabash. Në Mirëditë nuk ka sot asnjë mbiemër Berishë, Thaç e Kabash që tregon se këto fise kanë migruar në Kosovë dhe jo në Mirëditë.4   Ky mendim tregon se ky autor është tërsisht i pa informuar me historinë e përiardhjës emnit të Mirëditës sepse Berisha dhe Thaçi janë në tokat e tyre para se të dali toponimi Mirditë dhe nuk kanë pasë arsye me përdor si mbiemër, emrat e fisit Berishë e Thaç. Ja çfarë shkruan At Valentini:” Ka të ardhur gjithashtu nga zonat e tjera, si Gazulli (Gazuj) të Kashnjetit, që janë  të fisit Thaç e që gjendën në Gojanin e sipërm, në Gomsiqe që formojnë gati tërësisht fshatin e Domgjonit. Edhe Bisakët e Fanit  janë të fisit Thaç; Konajt po të Fanit janë fis Berishë.5  Fandi (Fani)më këto katunde e lagje:Thirra,Sangu,Bisheza a Misheza, Shalthi, Molla e Kuqe, Hebeja, Ferrëthi, Shtrungaja, Klosi, Bisaket dhe Domgjoni janë gjithashtu fis Thaç.6  Me shumicë Thaç ka në disa fshatra të Mirditës si në Domgjon, në Gojan, në Fush-Arsi, në Gomsiqe, në Qaf-Malit. Më origjinën e përhapjen e këtij farëfisi janë marrë shumë autorë për faktin se nga kjo rrjedhë e kanë zanafillën Bushatlinjët e Shkodrës dhe nga familja e madhe Jakaj me 200-300 antarë, pronat e trojet e së cilës shtriheshin në Gojan, në Gomsiqe në Qafë-Malit e në disa vende të tjera. Ka ngulime në fshatra të ndryshme të Mirditës të ardhura nga farëfisi Berishë. Është e vërtetë se Berisha, ashtu si disa farëfise të tjera është i përhapur në shumë krahina të trojeve shqiptare si në Kosovë, Mal të Zi, në Shqipërinë Lindore, në Shqipëri të Veriut, të Mesme dhe të Jugut. Ndoshta kjo përhapje i ka rrënjet që para pushtimit nga Osmanet. Kështu që berishas të ngulur ka në Rras të Butë, në luginën e Fanit-Vogël, në Konaj, në Rras të Egër, në Kurthë-Pulë, në Fregën e në Ungrej. Elemente nga farëfisi  mesjetar i Berishës ka diku-diku  dhe në viset e tjera të Mirditës veç atyre që u përmendën, ka edhe fis “Krasniqe” e “Bytyç”.7  Më fis Thaçi, kemi në Gojan,në Gomsiqe, në Fushë-Arsit, në Kryezi (Këtu Thaçi largohet për në Iballe), në Qafë-Mali, Tuç, në Domgjon, në Hebë, Srriqe, në luginën e Fanit-Vogël, në Bisakë etj. Një vllazëni e Buçgjeçit ka zanë vend në Gojan (të Mirëditës ?) ku ka krijuar dy fshatra dhe barqet e veta më këto emra, vllazënia Mertenaj dhe ndahet në barqe: Pepaj, Markolaj, Lekaj dhe Gjekaj. Vllazëia Buçaj që ndahet në barqet, Nikollaj, Palokaj, Përdodaj dhe Nokvukaj. Vllazënia Palojas që ndahet në barqet Mjeshtraj, Kolaj dhe Brungaj. Vllazënia Bacaj më barqet, Tafaj, Çunaj, Bacaj, Çobanaj dhe Memaj.Këto vllazëni dhe barqe të Gojanit banojnë në Gojan, Gomsiqe, Laç- Vaut Dejës, Fushë-Arsi, Kryezi, Qafë Mali, Tuç etj. Një djalë i mbetur jetim u rritë te daja i tij në Kushnen ku jeton edhe sot si fis i veçantë dhe ka tre barqe, Përkokaj, Gjingjokaj dhe Hasanaj. Si mbiemër ka mbajtë atë që ka patur në Kushnen Kolpepaj. Një familje e barkut të Pepës së Gojanit, ka krijuar fshatin Spiten në Lezhë dhe sot ka tre barqe : Bitraj, Përkeçaj dhe Dodaj.Një vllazëni tjetër nga Bugjoni ka zanë vend në luginën e Fanit-Vogël  duke krijuar fshatrat Domgjon, Hebe, Sriqe si dhe ka krijuar barqet e veta, vllazënia Kolaj që ndahet në barqet Margjegjaj, Gjegjaj, Lalaj dhe Nokaj.Vllazënia Kolpepaj  me barqet Gjeraj dhe Gjokolaj. Vllazënia Kazaj me barqet, Palucaj, Bibaj, Nokaj dhe Gjetaj. Vllazënia Gjokazaj më barqet: Gjokolaj, Laskazaj dhe Kolgjokaj. Vllazënia Locaj më barqet Lekaj dhe Prendaj. Një vllazëni tjetër e Gegëgjeçit e vendosur në luginën e Fanit-Vogël ka krijuar vllazënin Gegaj më barqet, Gjeçi, Dodaj, Laloshaj, Jakaj dhe Ceraj.Vllazënia Malosh më barqet, Përshqefa dhe Marocaj.Vllazënia Koçiaj ka mbajtë si mbiemër emrin e vllazënisë se madhe Gjeçi, kurse fshati ka emër vendas që quhet Bisakë.Një vllazëni tjetër e Thaçit që ka dalë nga qëndra e Burgjen, Burgjoni i sotëm, qëndruan në luginën e Rrasfikut ku banojnë edhe sot me mbiemrin e gjinisë mëmë Trashamal, sot Trashaj dhe emrin e fshatit të sotëm Bulgjer në malësinë e Lezhës. Kjo vllazëni ka barqet; Trashaj, Lesaj, Vukaj, Përlesaj, Kërthi dhe Dudaj.Një vllazëni  (Gjini) e quajtur “KUPAJA” që ruajnë përardhjën nga Berisha, vendosën në Tërthorja e Dibrit, zone e Kashnjetit, ku jetojnë dhe sot në fshatrat Ungrej, Fregen dhe Rras i Butë. Vetë e thonë se jemi vllezër. Pra vllazënia Doçaj, Kolpepaj, Tetaj, Përgjonaj, Buzpalaj dhe Lukaj. Nga Tetaj të Berishës u vendosën në Fanë të Vogël ku përveç fshatit Konaj kanë krijuar barqet e veta si Gjonaj, Gjergjaj, Gjiluka Halilaj, Margjonaj, Kolpërgjonaj dhe Biblekaj. Kurse një bark i kësaj vllaznie vendoset në fshatin Rras i Egër të Kushnenit që quhën Beqiraj. Në Korthpulë të Pukës nga një bark i gjinisë së Merturit, ndahet në vllazënit Rrushaj, Dodaj, Ndocaj, dhe Jakaj.8
Duke lexuar “Mirdita në histori dhe etnokulturë” të bije në sy shprehja” ardhja e klanit Thaç” e shkruar nga Prof. Mark Tirta.9  Klan do të thotë “Grup shoqëror i përbërë nga njerëz të një gjaku, që organizon punën dhe jetën në menyrë të veçuar nga të tjerët në bashkësinë primitive”.10   Por a mund të quhen bashkësi primitive njerzit e fisit të Thaçit i cili vjen që nga lashtësia me një shpërndarje teritoriale  të madhe siç e përshkruan dhe vetë Prof. Dr. M. Tirta, ndërkohë që vetë është i detyruar të pohojë se fisi Thaçi është i pranishëm edhe në teritoret e të ashtuquaturës Mirditës së sotme ku ka disa fshatra me fis Thaçi,  dhe vetë në teritorin administrativ të Mirditës së sotme janë shumë fshatrave më fis Thaçi. Duhet ta themi e ta pranojmë se fiset Berishë e Thaç, kan kontribuar ndjeshëm në shtet dhe kombformim, proces që ka filluar me Principatën e Dukagjinve të Berishës dhe ka vazhduar më Pashallëkun e Bushatlijve të Shkodrës që janë fis Thaçi.Ja si e përshkruan fisin e Thaçit Prof. Mehmet Vokshi:”Fisi mbi të cilin e për të cilin na do të bisedojmë këtu, është nga më të kulluemit, nga më të fortit e të shendoshtit, nga më bukë dhanësit e bujarët dhe nga më trimat e armës dhe të çfaqunit e mendimeve të arsyeshme.”   Prof. Dr. Mark Tirta thotë se levizjë popullsijë ka patur edhe nga Oroshi në fshatin Kryezi të Pukës. Kryeziu në vitet 30 të shek. XIX.të   pjesa dërmuese e popullsisë se tij ishte mirditase, dhe nga kjo bashkësi: Kryeziu konsiderohej Mirditë ashtu si njihet deri në ditët e sotme për vetë perjardhjen e popullsisë ?!11   Ky intërpretim nuk është i sakët sepse nuk ka qënë në traditën e fiseve të veriut që ardhacakët të krijojnë fshat brenda fshatit. Dikur në Pukë bënim shaka me fshatin Kryezi sepse këtu banonin banor nga 17 fise të ndryeshme, dhe ju thonim se 16 republika ka edhe Bashkimi Sovjetik. Edhe në Iballe ka shumë fise, por më i madhi është ai i Thaçit. Por për nga numri i familjeve dhe popullsisë i dyti vjen Toplana që janë fis Gashi, por ata, asnjë herë nuk kërkuan që të krijojnë fshat brenda fshatit Iballe. Ja çfarë shkruan Kahreman Uiqini në “Bajraku ne Organizimin e Vjeter Shoqeror: “Gojëdhëna popullore tregon se Kryeziu në bajrakun e Iballës e Korthpula në atë të Dibrrit, janë themeluar nga familje të marra peng në vende të ndryshme, detyra e të cilave ishte të ruanin rrugën.” (Kryeziu përbëhet nga fise më përbërje të ndryshme: Berishë, Thaç,Shalë, Pultakë, Spaç, Gojan, Kuzhnen,Temal,(Shllak)Kaçinar, etj.)12   Pra këto janë levizje popullate që i bënte pushtuesi për interesat e veta dhe jo për të krijuar fshatra brenda fshatit. Duke çfletuar “Nder Malet Tona”(Kërkime të At Gjon Karmës S.J. nder malet e veriu, në përshkrimin e toponamastikës për Iballën konstatojmë një interpretim jo të sakët kur thotë Gojan (Mirëditë) sepse Gojanasit nuk janë Mirditorë, janë fis Thaçi, jetojnë më vllezërit e tyre. Edhe në ditët e sotme nuk bëjmë martesa më Gojan, Domgjon, Bisakë, Gojan i Madh as Gojan i Vogël etj. sepse kemi një gen, një origjinë, pra jemi të trungut të fisit Thaçit, por as këto fshatra që gjënden në teritorin e quajtur Mirditë nuk bëjnë martesa mes njëni tjetrit.13   Po të marrim për bazë, këto intërpretime, të At Gjon Karmës  dhe Prof. Dr. Mark Tirtës, at’herë me qënë se në Argjentinë ka një qytet të vogel më banor fis Berishë duhet të themi Argjentina e Berishës. Por sipas kesaj llogjike at’herë duhet të themi, “Bushatllinjët e Gojanit të Mirëditës së Thaçit.” Shteti i Kostarikës festën e San-Sebastianit (Shmasianit) e ka festë kombetare dhe e feston pesë ditë të cilën e quan “Festa e Rinisë”, por nuk mund ta quajmë Kostarika e Thaçit.  Duke lexuar më kujdes materialet historike të publikuara nga Prof. Dr. Mark Tirta, nga studiusi i apasionuar i historisë mësuesi i nderuar z. Preg Gjika si dhe zotërinjet, Llesh Ndoi, Preng Vorfi etj, rezulton se toponomija e ksaj krahine, vërtetojnë se kjo krahinë ka qënë e banuar që në lashtësi, pra që në kohën e pushtimit romak, më mijra vjet para se të na dali toponimi Mirëditë. Ja çfarë na shkruan Annelise Wernicke, Ippeni nuk i besonte as pretendimit të Abat Doçit se të gjitha fiset katolike, përfshi edhe ato muslimane, do të pajtoheshin  më mbiztërimin e Mirditorvë. Ippeni qe i mendimit, se çdo fis shqiptar ndjehej njëlloji i zoti si mirditorët. Për krijimin e principatës katolike, Abat Doçi propozonte thërritjen e kapedanit të Mirditës, Preng Pashës, si Vali i Shkdrës, i cili jetonte në Turqi. Sipas Ippenit ekzistonin dyshime të mëdha për figurën e kandidatit të fronit. Preng Pashën nuk e tregonin për njeri të zgjuar, energjik dhe të besueshëm.Për 15 vjet kishte qënë në ekzil, medeomos që do të ketë ndikuar në topitjën e tij. Ippeni nuk e kishte të qartë, në se vetë mirditorët i kishin mbetur besnikë të palëkundur prijsit të tyre. Imzot Doçi ishte një figurë kyçe sepse ai kishte shumë lidhje më shqiptarët muslimanë dhe nuk blihej aq lehtë. Vetëm për veten e tij kërkonte 10.000 Gulden, si dhe 40.000 Gulden të tjera për agjëntet e tij.  Megjithatë, qeveria vjeneze, i miratoi imzot Doçit 8000 Gulden për nevojat e tij përsonale dhe 6000 Gulden për njerzit e tij të besuar. Që Imzot Doçi kërkonte formimin e  principatës, duke themeluar edhe dinastinë përkatëse, me në krye Prenk Bib Dodë Pasha, por që ka dhe arsyet e tija vetiake. Në dimrin e 1897/98të  Ippeni mori njoftim për sulmet e vazhdueshme të mirditorve mbi zotrimet e malësorve dhe anasjelltas. Mirditorët ju vidhnin malësorve kuajtë, mushkat, bagëtitë dhe shpesh i kërcenonin ata me vënje zjarri. Sipas Ippenit Mirëdita është një emër vendi dhe jo një emër fisi. Njëkohësisht, Ippeni i jep rëndësi të veçantë faktit që Mirëdita është emërtim i një teritori gjeografik.14   Një gjurmë e dytë gjindet në gojëdhanën e kryetarit të Mirëditës. Sipas kesaj, stërgjyshshi i familjës ka qënë një Bullgar ortodokso-sllav i cili erdhi në Mirëditë me bagëtitë e tij, ku u kthye në besimin katolik.15 Shtjefën Gaspri në vitin 1671 shruan se:”Prifti banon në shtëpinë e ngritur nga prelati. Katër milje larg nga ky vendbanim gjëndet abacia e Shën Aleksandrit Martir mbi malet e Mirditës që është Abaci titullare dhe jo residencë. Nuk mbahet mend kur ka qendruar Abati ndonjë herë këtu.Pas marrjes nga Pal Roma shqiptar, i cili iku, edhe pse ishte në Shqipëri,duke mos mbajtur titullin e vetëm, u përpoq pranë Kongregacionit të Shenjtë  të Propogandës së Fesë në vitin 1663 të merrte kishën famullitare të Shënkollit të Mirëditës. Kjo kishë është shkatërruar dhe rrënuar dhe nuk është më kishë, megjithëse popujt e Mirëditës, janë atje ku ishin 180 vjet më parë… Nga ana tjetër, ku banonin murgjit dhe Abati në kishën e Shën Aleksandrit, vendi ku janë mirditasit nuk ishte i banuar.Kur kanë filluar të banojnë, ata themeluan famullinë dhe morën famullitarë që nuk ishin as murgjit as Abatët dhe nuk kujtohën që kanë qënë ndonjë herë e nuk dihet kur kanë filluar të banojnë mirditasit që themeluan famullinë me anë të Kongregacionit të Shenjtë”.16  Dr. Milan Shuflaj shkruan: “Se më çfarë elementesh të llojllojshme është e përbërë kjo lidhje fisesh e tregojnë edhe sot të quajturit tre bajraqet e Ohrit,(tre bairake Ochrids), Kthella,Bishkashi dhe Selita. Stërgjyshërit e këtyre vllazërive, erdhën në rrajonin e Mirditës që në kohën e rrënimeve të para e të tmerrshme turke  në Ohër e rrethinë(1466). Që nga viti 1641 dallohen mbi Lezhë, në Mat dhe rreth Kurbinit, mirditët, bullgarët dhe selitët. Turqit i quanin at’herë rebela.17   Për sqarime të tjera mund të çfletoni librin “Serbët dhe Shqiptarët” të Dr. Milan Shuflaj. Kurse M. Edith Durham thotë se:” Pjesëtarë të fiseve të Mirditës më thanë se ata kishin ardhur nga malet e Pashtrikut, afër Gjakovës, në kohën kur turqit ushtronin presion në drejtim të perëndimit.Pra para kësaj shpërngulje, ata bënin pjesë në grupin e Pejës, dhe që të gjithë ishin të krishtërë. Ka disa arsye të besohet se dikur mirditasit kanë qënë ortodoks. Ata pohonin gjithashtu se, kur turqit morën Shkodrën  dhe filluan të shkretonin vendin, ata u kthyen për ca kohë në vendbanimin e vjetër në malet e Pashtrikut, kurse në vendet ku ndodhen sot, ata kanë ardhur 259 vjet më parë. Emri “Mirditë” ka hyrë tashti vonë, rreth gjysmës se shekullit të shtatëmbëdhjetë.18    Sipas Theodor Ippen Mirdita është emer krahine “Kaza” e krijuar nga pushtuesi turk pas viteve 1750, si një popullsi conglomerate, madje edhe në ditët e sotme në popullatë gjërësisht përdoret emërtimi “Ai Fansi,, për të treguar një Mirditë të sotme. Ndërkohë që Fani, Fandi çfaqet së paku që në vitin 1272, i pushtuar nga Tanush Berisha/ Tanushi i parë.Pra nuk ka ndonjë emertim fisi, prej këtij toponimi banorët nxjerrin  dhe emertimin mirditor. I vë rëndësi këtij fakti, që Mirdita është emëtimi i një teritori gjeografik, ashtu siç është Lika në Kroaci ose Maina në More. Në shumë botime në Shqipërinë e Veriut është përhapur ideja sikur banorët e Mirditës, për shkak të origjinës së tyre, janë një fis krejt tjetër. Sipas Ippen, lexon hipoteza që Mirditorët kanë pas ardhë prej një fisi që ekziston në Siri më emrin Mardaitet që shqiptohet Mair ditë. Një version tjetër i shpikur kohët e fundit, më siguri nga ndonjë letrar shqiptar, emrin Mirditë e lidhë me fjalën shqipe ditën e mirë ose më fjalën perse maerd-trim. Për të dhënë një përgjigjë të saket se nga vjen fjala Mirditë,ka shumë dilema deri me sot mbetën gojëdhana dhe rrëzohen nga vetë rrethanat, që as Barleti biograf i Skendërbeut dhe as burime të tjera që merrën më ngjarjet e Shqipërisë , nuk e përmendin emrin Mirditë. Barleti përmend krahinat Dibra dhe Mati, që kufizohën më Mirditën, por asnjë herë Mirditën. Në qoftë se emri Mirditë ka pasë ekzistuar në kohë të më parëshme, at’herë ai se paku do të përmendej në dokumentët që lidhen me familjën  Dukagjini, e cila ka zotëruar teritorin e Mirditës së sotme në kohën para Skendërbeut në shek.e XIV dhe XV, siç përmendën shumë emra fshatrash dhe teritoresh që kanë qënë nën sundimin e kesaj dinastije. As burimet sërbe dhe turke nuk e përmendin Mirditën, ky emer çfaqet për herë të parë në shek. e XVIII.të   Krahina e Dibrit deri në vitin 1850 vareshin nga veziri i Shkodrës dhe jo nga Mirdita, kurse Fani në fillim të shek.XIXnuk i përkiste akoma Mirditës, por Prizrenit. Emri Mirdita i takon në të vërtetë shpatit të malit ku ndodhen oborret e familjës Gjonmarkaj, e ashtu quajtur gryka e Oroshit. Ardhacakët prej Mirditë në dheun e ri quhën “fonda”, një emër që vjen prej Fandit(Fanit). Këtu lind pyetja; “A e pranojnë Oroshasit se janë Mirditorë?”Në luginën e Gomsiqes ndodhet vetëm një fshat i Mirditës, Korthpula që gjendet në bregun e majtë të përroit të Gomsiqës përballë Kqirës. Kisha e Oroshit zotëronte dhe një kryq altari mjaft interesant nga pikëpamja historike, por që u asgjësua  në vitin 1896 nga një zjarr që ra brenda kishës i cili e shktërroi altarin. Sipas Konsullit francez A. Degrand e përshkruar në librin e tij:” Souvenirs de la Haute Albanie” fq. 144. Kryqi u përgadit më urdhër të zotit Pal Dukagjini më 7 gusht 1447. Pra porositësi i këtij kryqi ishte Pali i dytë Dukagjin, sundimtar i asaj krahinë për të cilën kemi të dhëna nga vitët 1444 deri 1458.19  (Për sqarime të tjera dhe të nevojshme për të pa informuarit dhe keq informuarit lexoni, Theodor Ippen”Shqipëria e Vjetër”) Sipas Franc Nopçës historia e Mirditës, formon një kompleks, dhe ndryshon nga ajo e krahinave të tjera. Për të dhënat më të vjetra të sigurta për Mirditën i detyrohemi Bizzit, i cili e ka shetitur vendin qysh në vitin 1610. Mirditasit banonin asaj kohe si popull në malet e Blinishtit, por Bizzi e jep si fshat i Fanit. Emrin Mirditë e takojmë për herë të parë në vitin 1416, por pastaj zhduket deri në vitin 1610, dhe më 1690 bëhet i njohur përgjithësisht.Në kohën e Skënderbeut dhe më parë vihej re një ndikim i madh ortodoks në Mirditë. Nga Barleti, të biografia e Skënderbeut, dimë, se me kthimin e një pjesë të madhe të Shqipërisë se Veriut në katolicizëm më 1230 bile deri në1400, që Peter Perlati, nga Perlati i Kthellës, nuk ishte akoma katolik romak, por ortodoks. Një argument tjetër gjithë aq i rëndësishem është një kryq, që i ka falur Pal Dukagjini një kishe, nga viti 1447, që u gjet në Orosh. Të dërguarit bullgar,Kloushef, në vitin 1900, banorët në kufirin më Mirditën i paskan thënë, se rrjedhin nga bullgarët. E përmendim si të mundshme që, si asaj kohe Hagios Orosh mund të ketë patur lidhje më përshëndetjën greke “kali mera”sepse shqip përkthehet Kali Mera me Mirdita. Meqënëse mardaitet persianë janë shpërngulur nga Justiniani i II në Thraki dhe strategjia e mardaitvë ishte identike më atë të mirditasve (Nouvelle revue historike, 1892,fq.540), nuk kanë munguar tentativat që emrin Mirditë ta afrojnë me Mardaite. Oroshi vetë, ose ndonjë vend aty afër, ka qënë rezidenca e ndonjë hierarku ortodoks. Zys’haim (Sussheim) përmend, që mirditasit në shek.XVIII shumë herë  kan ndihmuar kundër Austrisë dhe kanë marrë si shpërblim 20.000 okë misër. Akoma më 1874 Mirdita paguante  vërtetë 3000 pjastër taksë në vit dhe në rast luftë jepte 1000 veta të armatosur, por merrte dhuratë 200 barrë kuajsh misër në vit. Qendrimi i Gjon Markajve ka qënë i pa qëndrueshëm, një herë më Bushatllinjët, herë më grekët, herë më turqit herë më Sërbinë e Malin e Zi sipas interesave. Pas vitit 1760 historia e Mirditës është vetëm histori e familjës së Gjon Markut. Qysh prej vitit 1877 kapidanët e Mirditës ndjekin shëmbullin e Malit Zi, synojnë  të shkëputën nga Porta e Lartë e të bashkohën shumë herë fshehtas me serbët e malazezët. Pra historinë e Mirditës e përshkon një filli kuq, tendenca të asimilojë toka kufitare.  Kjo tregon eksperiëncën  që ka marrë nga pushtuesi sllavo-turk, çka do të thotë se punon si feudal për tu pasuruar dhe jo si patriot për të mbrojtë atdheun. Në veri kufiri, rreth vitit 1620, nuk arrinte as deri në Kalivare dhe lugina e gjërë e Gojanit,  sikurse dëshmon qafa e Pukës, pranë Kalivarës që i takonte Pukës; sot Mirdita e ka kaluar shumë kufirin; Gojani dhe një tokë e madhe në veri të Kalivarës i përkasin Mirditës, bile edhe Fusha e Arsit dhe Qafa e Malit.20  Më tej Dr. Nopça shpjegon se Mirditorët ishin meditës të Berishës, ata kishin marrë toka më qira në Berishë. Kjo e ka emrin asimilim të teritoreve të tjera, por që vërteton ato çfarë është thënë më sipër se ky është veprim i ngjashëm si sërbo-turqit; ku ka popullsi mirditase është Mirditë. Në asnjë dokument historik, as fjalor, nuk gjëndet e shkruar se ardhacakët të konsiderohën autokton, përveç sektit Kabash në Pukë dhe komunitetit  mirditor në Mirditë. Ja çfarë citon Z.Preng Gjika, në studimin e tij”Gjurmime Etnologjie në Trevat Veriore Shqiptare”: Gjon Marku i parë ra në marrëveshje më përfaqësuesit e Portës së Lartë Osmane që në një të ardhme relativisht të shkurtër të bëhej sundues i Mirditës dhe vasal i Portës së Lartë. Dekreti për dhënjen e titullit Kapidan i Mirditës, Gjon Markut të parë, kishte kohë që ishte vulosur dhe stamposur në një fletë metalike bakri me të drejtë trashigimije. “Më vendosjën e sistemit të bajraqëve në vitin 1737, Gjon Markajt emërohën kryebajraktarë në tre bajrakët e fisit të Mirditës.”21  Por, këtë bashkëpunim e gjëjmë në vazhdimsi dhe më armiq të tjerë të kombit tonë, veçanarisht më Sërbet dhe Malin e Zi. Ja çfarë thuhet në “Dokumentët Austro-Hungaria dhe Shqpëria 1916-1918.” Një grupim tjetër prijësish krahinorë dhe më ambicjë të medha për të qeverisur gjithë Shqipërinë ishin Preng Bibë Doda, Ahmet bej Mati, muslimani bullgar Hasan (alias Basri) bej Dukagjini, etj. Këta i luanin të gjitha kartat për të nxjerrë përfitimet e momentit, sa me Austro-Hungarezët aq edhe më serbët dhe bullgarët. Vjena i joshi me para dhe më grada për t’i përdorur e për të mos i pasur kundër. Kur e tepruan me pabesinë e tyre, i mori dhe i internoi  deri në përfundim të luftës si Basri bej Dukagjinin dhe Preng Bibë Dodën në teritoret dalmatine të Perandorisë.22   Prof. Dr. Shevqet Canhasi mes të tjerash shkrun: “ Ilia Grashanini, punoi për jetësimin e “Nraçetanije”-s famëkeqe të tij. I vënë këmbë e kokë në shërbim të tij e të vlladikës së Malit të Zi, Petar Petroviç II Njegosh, çërdhe e agjënturës së tij ishte bërë Mirdita.  Anëtarët e Komitetit të Lidhjës së Shkodrës e kërcënuan Preng Bibë Dodën se, po të mos pranonte Programin e Lidhjes së Prizrenit për autonominë e plotë të Shqipërisë, ata ishin gati që” para se të sulmonin Malin e Zi , do ta sulmonin atë (në Mirditë) për ti menjanuar vendit të vetë  këtë fatkeqësi të medha.”23   Në një  letër të Bajram Currit, dërguar një mikut tëtij, mbi propogandën e Preng Pashës në përkrahje të Esad Toptanit, Iballe, më 30 nëntor 1914 shkruhej: ”Preng Pasha po mirret vesht, se është duke ba propogandë me Esadin. Unë erdha në Iballe me lidhë besë më bajrakët e Pukës. Bajram Curri. (AQSH.F.418, D.7, fl.36.) Po kështu në letrën e dërguar nga Bardhok Prenga, bajraktar i Këthellës për Bajram Currin mbi situatën në Mirditë. Këthellë. 20. VI.1920… Pata çue të zotnia e juej Gjonin e Marka Gjokës për me folë për punën e gjandarve. I mblodha me i shkrue vllazënisht, por më hyri tradhtia nga njerzit e Marka Gjonit Mirditës, e në tjetrën anë prej tarafit të Esadit e ma prishën çarkun pasi ma dhanë fjalën se do të ishin, por tash për tash nuk po ndigjojnë. … Janë duke ba shumë lojna nëpër vendet, e kam shumë frigë se prej inatit tem Marka Gjoni vjen dhe i kërkon gjandar për Këthëllë. (AQSH.F.418, D-8,fl.-58-59. …Prap Luma, Dibra, Lura përflitet se kanë vendos flamurin e Turknisë, dikush thotë se duen me rrëzue kabinetin, dikush thotë po vjen kapiten Marka Gjoni. AQSH.F.152, D.fl. 67. (Origjinal).24         Përmendet në histori Nikollë Bajraktari, si udhëheqës i trupave të Fanit në luftën e mirditasve të vitëve 1876-1877. Në vitin 1911ai del si officer xhandarmërije. Rol mjaft pozitiv pati Thaçjani Nikollë Bajraktari, prijësi dhe bajraktar i Fanit kur filloi rebelimi i Mirditës, pasi nuk ju bashkua Marka Gjonit për shpalljën e të ashtuquajturës “Republika e Mirditës.”25   Këtë levizje qarqet shoviniste përpiqeshin të quajnë si:”Republika Sërbe e Mirditës” , të ndihmuar nga politika sërbe për krijimin e saj.Në librin e tij “Kabashi” (Puka që në Lashtësi-2.)Z. Xhemal Meçi shkruan se:”Me ardhjën e Austro-Hungarisë, Elez Aga(Kryeziu)për t’u shpëtuar përndjekjeve largohet në Kosovë dhe pasi bashkohet më Marka Gjonin  e përkrahu në shpalljen e “Republika e Mirditës”. I mori përsipër t’i sillte prej Jugosllavije një top, që ia kishte premtuar. E kaloi mbi Drin  në fshatin Mzi. E ngjiti nëpër bjeshkët e Mziut dhe ua dorzoi Mirditasve, që e vendosën në Munellë.26  Qeveria e Beogradit , e përkrahur nga Franca, organizoi turbullira të reja kundër shtetit shqiptar, duke perdorur këtë radhë  kryebajraktarin e Mirditës, Marka Gjon Markun. Duke mbetur i pakënaqur që nuk mori asnjë post të rëndësishëm në shtetin e ri shqiptar dhe, për qëllimet e tij ambicioze u lidh me agjënturat serbe  që vepronin në Shqipëri. I zhveshur nga çdo ndjenjë dashurie kombëtare  më 25 prill 1921, Marka Gjon Marku me 60 pasues të tij u arratis nga Oroshi dhe shkoi në Prizren, ku autoritetet serbe e furnizuan  më para dhe armë, si dhe i premtuan se do t’i jepnin trupa ushtarake për të shpallur “Republikën e Mirditës.” 27   Dokumentet arkivore dëshmojnë se, për shpalljen e “Republikës së Mirditës”, Marka Gjon Marku kishte marrë nga fondi i fshehtë i Minisrisë Punve të Jashtme (MPJ) të Jugosllavisë shumën prej 1.5 milion franga ari; ishte furnizuar nga strukturat e prapavijës së ushtrisë jugosllave me armë e municione të bollshme dhe i shoqeruar nga 1200 “vullnetarë”: midis të cilëve 687 bjellogardistë rusë të Vrangelit, 513 ushtarë e oficerë jugosllavë të maskuar si fshatarë shqiptarë, si dhe efektivat e bandave Esadi-ste të komanduara nga Osman Bali, Halit Lleshi dhe Tafë Kryeziu.28    Pra shtrohet pyetja, si mund të jetë patriot e ta dojë atdheun një burrë i veshur më kostum aristokracie europiane, kurse në kokë mban qylaf të zi turk, të rrafshët,dhe jo kapuçin(Plisin) e bardhë të rrumbullakët Iliro-Arbnorë çka do të thotë se e ka pranur pushtimin; por njëkohësisht që bashkëpunon dhe me armiqët tanë tradicional serbo-sllav. Si ka mundësi që të mburremi më një pseudopatriot të tillë? Mirdita nuk ka qënë as fis, as bajrak. Kjo në shek. e XIX u krijua si Kaza nga Turqit. Para se të dali toponimi Mirditë, aty ku janë dhe sot si Fani, Domgjoni, Bisaka, Spaçi, komplet Ndërfana, etj kanë qënë rreth 1000 vjet më përpara. Dihet se famija e Gjon Markajve bëri marrëveshje më pushtuesin otoman ku ju premtua që mos ti marrin taksa, me i lënë besimin katolik, por do ti jepte nga një mashkull për çdo shtëpi ushtar, kur ti duhen pushtuesit dhe në këtë menyrë ai luajti në favorin e besimeve kishtare, por që në mentalitet dhe realitet ai u bë vasal i pushtuesit osman. Kësaj familje otomanet i dhanë pushtet të plotë, pra u emrua feudali i kësaj krahinë. Por kjo familje e shfrytëzoi, besimin dhe patriotizmin e katolikve të ksaj krahine, për interesat e veta për pushtet dhe pasurim.Deri sa erdhi ky në pushtet, kush e mbrojti katoliçizmin? Po në Dukagjini i Vjetër-Puka sot, në Lekbibaj, në Dukagjini e Ri mbi Shkodër, në Malësinë e Madhe kush e mbrojti krishtërimin përveç patriotizmit të atij populli. Duhet të themi se, për këto fshatra  përrreth Mirditës pati lehtësira por fitimin e madh e pati familja e kapidanit. Ai duke shtuar numrin e fshtrave që të vareshin nga familja e kapidanit shtoheshin taksat dhe vartësia ndaj tij. Krishtrimin nuk mund ta shpëtoi një person që bashkëpunon më antikrishtin. Në ditët e sotme duke çfrytëzuar delirin e rremë mirditor:” Mirdita Vatikani i Ballkanit” gjë që nuk është aspak e vërtetë pasi para se të jetë “Vatikani i Ballkanit” mund të thuhet  “Mirdita Patriarkana e Ballkanit”. Dhe duke u bazuar në këtë delirë të tyre, shumë autor përdorin një fjalor ofendues ndaj komunitetit katolik në Shqipëri duke përdorur të ashtuquajturit katolik Mirditorë.Por më e keqja është se duke njohur shown e tyre të rremë, vetë mirditorët nuk kanë mburojë shkencore, as për vetë,për më tepër ndaj gjithë komunitetit katolik shqiptar. Komuniteti i mirditasve të ardhur si dhe Sekti ardhacak i Kabashit në Pukë për të rregulluar historinë e vetë marrin heroizmin, patriotizmin, bujarinë, fisnikërinë nga të tjerët dhe ja kalojnë vehtës ato, një tregues i qartë i trafikimit të historisë; apo për të rritur e hipërbolizuar ato duke shpikur “Histori të rremë”, duke shëmtuar historinë dhe profesionin e historianit. Vendosja, përhapja apo shtimi në numer pas shumë vitësh në një vend apo krahinë, apo krijimin e njësive të  administrative teritoriale nga pushteti apo shteti ndër vite nuk të bënë as etnik, as etnografik aty ku ke ardhur, por mbetesh ardhacak në ato troje, një fenomen i përhapur edhe në ditët e sotme më fjalorin e kohës sonë si refugjat, migrant të ardhur etj. Mania për të treguar supërmaci ndaj të tjerve, duke mbuluar të pa vërtetat, ka krijuar defiçite të medha të argumentave shkencor dhe historik. Prandaj historia nuk shkruhet për ti pelqyer askujt, por për ta kuptuar, ashtu siç ka qënë dhe është e vërteta.

Në përfundim, nga hiqi Perendoria Osmane pas viti 1850, krijoi Kazanë e Mirditës, fillimisht me 3-bajrakë, pastaj me 5-bajrakë dhe me tej beri 11-bajrakë.

Referenca:

1.Kahreman Ulqini,”Struktura e Shoqërisë Tradicionale Shqiptare”, Shtepia Botuese-Idromeno, Tiranë fq.34.

2.Prof. Mehmet Vokshi, “Fisi Voksh” Tiranë, 1931, fq. 10-11.

3.At Giuseppe Valentini, “Studime dhe Tekste Juridike”,Shtepia botuese “PLEJAD”, Tiranë 2009,fq. 141.

  1. Pjetër Nikolla, “Lidhjet Etnologjike Mirditë, Kurbin dhe lugu i Drinit”, Shtepia Botuese, “HIERONIMES”, Klinë, viti 2019, fq. 49.

5.At Giuseppe Valentini, “ E drejta e Komunitetëve në Traditën Juridike Shqiptare”, Shtypshkronja “Plejad”, Tiranë 2007, fq. 365.

6.Nikollë Gazulli, “Hylli i Dritës” 3-5, Mars-Prill-Maj 1941-XIX,vjeti XVII,  Shkodër,fq.181.

  1. Prof. Dr. Ak. As. Mark Tirta, “ Mirdita në Histori dhe Etnokulturë”   ( Konferencë Shkencore Rreshën) Teor 2001,fq. 27-29.
  2. Preng Gjika,“Gjurmime Etnologjike në Trevat Veriore Shqiptare”,Tiranë 1999,fq. 52, 56, 71.
  3. Prof. Dr.Ak. As. Mark Tirta, “Mirdita në Histori dhe Etnokulturë”, (Konferëncë Shkencore, Rreshën, Tetor 2001, fq. 27.)
  4. Fjalori i gjuhës së Sotme Shqipe, (Akademia e Skencave e R.P.S. të Shqipërisë), Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë 1980, fq.833.
  5. Prof. Dr. Ak. As. Mark Tirta, “Mirdita në Histori dhe Etnokulturë”, (Konferëcë Shkencore në Rreshën), Tetor, 2001,fq. 25.
  6. Kahreman Ulqini, “Bajraku në Organizimin e Vjetër Shoqëror” (Akademia e Shkencave e R.P.S.E sHQIPëRISë), Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 1991, fq.142.
  7. At Gjon Karma, “Nder Malet Tona”, (Botim i Ministrisë së Arsimit), Riprodhim I Përpikët I Origjinalit, Shtypur në Shtypshkronjën,”Shkodra” Shkodër 2002, fq. 135.
  8. Anneelise Wernicke, “Theodor Ippen dhe Shqipëria në Fokusin e Perandorisë Austro-Hungareze”, Përkthyer nga gjërmanishtja: Eridon Imami, Botuar në Shtypshkronjën, “Plejad” Tiranë,2012, fq. 33-185.
  9. Dr.Jur. Johan Georg van Hahn, “ Studime Shqiptare” (Përkthyer nga Gjermanishtja Veniomin Dashi dhe Afrim Koçi), Instituti i Dialogut dhe Komunikimit, Rr. Pjetër Budi Nr. 11. Tiranë, fq. 288,421.
  10. Mark Palnikaj, “Relacione për gjendjën e Shqipërisë në shek. XVII-XVIII, (Relacione të Shtefën Gasprit dhe Relacione të tjera) Botim i parë, Shtypur në Shtypshkronjën “Fast Print”, Tiranë 2020, fq.151, 153.
  11. Dr. Milan Shuflaj, “Serbët dhe Shqiptarët” (Historia e Shqiptarve të Veriut), Shtepia Botuese “Bargjini” Tiranë 2002, fq. 62.
  12. M. Edith Durham, “ Për Fiset, Ligjet e Zakonet e Ballkanasve”, Përkthyër nga Anglishtja Ferit Hafizi, Botuar në Shtypshkronjën “Argeta”-LMG. Tiranë, 2019, fq. 39.
  13. Theodor Ippen, “Shqipëria e Vjetër”, Përkthyër nga Gjerak Karaiskaj dhe Ardian Klosi, Shtypur në Shtypshkronjën “MALUKA” Tiranë 2002, fq. 64-81.
  14. Franc Nopça, “Fiset e Malësisë së Shqipërisë Veriore dhe drejta zakonore e tyre”, Përkthyër nga Dr. Jur. Mihallaq Zallari, Shtypur në Shtypshkronjën “ENEAS”, Tiranë, 2013, fq. 231-243.
  15. Preng Gjika, (Gjurëmime Etnologjike në Trevat Veriore Shqiptare), Tiranë 1999, fq.16,17,18.
  16. Austrohungaria dhe Shqipëria 1916-1918,(Dokumentë) Tiranë, 26-27 Janar 2018, fq.36,37.
  17. Prof. Dr. Shevqet Sahit Canhasi, “Strategu dhe Burrështetasi Sulejman Vokshi” Shtypur në Shtypshkronjën “ Agimi DE” Gjakovë 2020, fq. 116, 224.
  18. Vera Lushaj (Malësia) “Dokumente të reja Arkivore për Bajram Currin” Tiranë,2023, fq. 99, 151,152, 255.
  19. Llesh Ndoj, “Domgjoni” (Në dokumente, gojëdhana e histori), “Emal”, fq. 228.
  20. Xhemal Meçi, “Kabashi” (Puka që në Lashtësi), Shtypshkronja “Geer”, Tiranë, 2008, fq. 127.
  21. Historia e Shqipërisë, Vëll.II, Tiranë,1965, fq. 503.
  22. (J. Swire,Shqipëria, ngritja e një mbretërie, fq. 286; Paskal Milo, Shqipëria dhe Jugosllavia (1918-1927.) fq. 64.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?