Mirëmëngjezi i Edi Ramës
Nga Edi Rama.
MIRËMËNGJES
dhe ju uroj një ditë të mbarë më këtë imazh plot jetë të këtij të riu që prej 5 muajsh ka rilindur falë një transplanti FALAS në Shqipëri.
Ilir Hoti, pas një kalavari 20 vjeçar mundimesh që nga diagnostikimi me insufiçencë kronike renale, sot gëzon shëndet të plotë bashkë me 32 përfituesit e tjerë të transplanteve të veshkës në këto 3 vjet e gjysëm.
Në 8 vitet e shkuara u tentuan pa sukses vetëm 2 transplante me një kosto marramendëse prej 1.8 milionë eurosh. Në 3 vjet e gjysëm u realizuan me sukses të plotë 33 transplante me vetëm 264 mijë euro.
Shumë është bërë per Shërbimin Kombëtar Shëndetësor. Por ende më shumë mbetet për t’u bërë në rrugën e vështirë të rilindjes së shëndetësisë. Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot.
https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10150147019281523.288499.138734771522/10154694679676523/?type=3&theater

