Mister shkaqet – Francë, identifikohet shqiptari i vrarë me një plumb në kokë

Një 40 vjeçar shqiptar i qëlluar me plumb në kokë tri ditë më parë në Francë, ka ndërruar jetë dje.

Viktima është Tanush Ymeri, i cili u qëllua me një plumb të vetëm në kokën natën midis të martës dhe të mërkurës.

Njollat e gjakut sipas mediave franceze janë ende të dukshme në Arena të Tuluzës, atje ku janë vrarë 320 persona nga Evropa Lindore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Viktima u dërgua në gjendje kome në spitalin Purpan, por ndërroi jetë, ndërsa autoritetet janë duke kryer autopsinë për të përcaktuar llojin e predhës që e qëlloi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vrasja duket komplekse dhe hetuesit në Tuluzë nuk kanë ende një pistë kryesore. Asnjë dëshmitar i drejtpërdrejtë dhe prova materialet janë të pakta deri më tani.

Viktima nuk ishte i njohur për policinë. Zona ku ndodhi vrasja është e njohur për krime dhe është shndërruar thuajse në një “geto” për të varfrit.

Francë, shqiptari qëllohet me plumb në kokë

 

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?