Misteri/ Gjimnazistja nga Librazhdi largohet nga shtëpia, e kërkojnë prej 6 ditësh, por…
E shqetësuar, nëna e saj N.Mana ka bërë një kallëzim penal në polici. Por me gjithë kërkimet e familjes dhe policisë nuk ka asnjë informacion për fatin e vajzës.
Burime familjare shprehen se vajza nuk ka shprehur asnjë shqetësim apo problem që ta detyronte të ikte nga shtëpia. Po ashtu edhe shoqet dhe shokët e shkollës pohojnë se nuk e kanë parë që nga dita e premte.
Ndërkohë në rrjetet sociale miqtë e vajzës kanë shpërndarë foton me qëllim që të gjendet sa më parë.

