Mogherini: Pres të hapen negociatat për Shqipërinë në qershor

Përfaqësuesja e Lartë e BE, Federica Mogherini, shprehet optimiste për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor.

Në fjalën e saj në seancën plenare të Komitetit të Parlamentit Evropian për Punët e Jashtme, Mogherini u shpreh se mezi pret të shohë që në qershor Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të nisin negociatat me BE-në.

“Kur të shikoni në hartën e Evropës, shihni se Ballkani është në Evropë. Prandaj, në vend të fjalës zgjerim, më pëlqen të them ribashkimin e Ballkanit me Evropën “, tha Përfaqësuesi i Lartë i BE Federica Mogherini në seancën plenare të Komitetit të Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme (AFET).

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky optimizëm i Përfaqësueses së Latë të BE vjen në një kohë kur Parlamenti holandez ka votuar pro rikthimit të regjimit të vizave me Shqipërinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Para se të bëhej Përfaqësuese e Lartë e BE-së, ajo shërbeu si Ministre e Italisë për Punë të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?