Monika Kryemadhi: Pa këtë person do të isha duke hekurosur këmishat e Metës!

Zëvendës kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur për marrëdhënien e saj më të ëmën gjatë emisionit “Xing me Ermalin”.

Ajo është shprehur se pa nënën e saj Fatimen ajo nuk do të ishte kjo që është sot.

“Pa Fatimen  nuk do të isha kjo që jam sot. Do të isha ajo që i hekuros këmishat Ilir Metës dhe kujdeset për 3 fëmijët ose do isha një e dashur e Ilir Metës. Fjalët e mira janë të vogla në krahasim me atë që ajo me jep. Përfitoi nga rasti ta falënderoj, por i bëj thirrje që respekti dhe mirënjohja për nënë të mos mungojë. Mos harro as ti Ermali, thuaj falënderimit mamasë,”- u shpreh Monika.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas Ermali zbuloi se dy nënat e tyre janë mike me njëra-tjetrën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?