Mori para nga partia e Gruevskit, dorëhiqet deputeti gjerman

Deputeti i Bundestagut gjerman, Tobias Zech ka dhënë dorëheqje pasi mediat gjermane zbuluan se gjatë vitit 2016, deputeti ka marrë para nga VMRO-DPMNE e udhëhequr nga ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, për shërbime këshilluese dhe lobim.

Tobias Zech vjen nga partia gjermane Unioni Kristian – Socialist, partner koalicioni dhe pjesë e grupit parlamentar të partisë CDU të kancelares gjermane Angela Merkel.

Gazeta gjermane “Der Spiegel” shkruan se deputeti Zech ka marrë shuma pesë shifrore nga partia e Gruevskit, ndërsa në nëntor të vitit 2016 merr pjesë edhe personalisht në një tubim parazgjedhor të VMRO DPMNE-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas lajmit për dorëheqjen e deputetit gjerman, ka reaguar edhe LSDM-ja e kryeministrit Zoran Zaev në Maqedoninë e Veriut. Ata kërkojnë që kryetari aktual i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, të shpjegohet për këtë çështje.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mickoski duhet të dalë para opinionet dhe të japë përgjigje: Prej nga i kanë marrë këto shuma të majme parash dhe në çfarë mënyre janë paguar? A është kjo arsyeja pse raportet financiare nuk janë transparente në ëebfaqen e VMRO DPMNE-së? Cili ka qenë roli i Mickoskit fillimisht si sekretar i përgjithshëm e më pas si kryetar partie?”, shprehet Sllavjanka Petrovska, deputete e LSDM.

Deri tani nuk ka një përgjigje nga VMRO DPMNE-ja.

Ekspertët juridik nga ana tjetër vlerësojnë se kjo çështje do të bëhej temë për gjyqësinë në vend, vetëm nëse ka të dhëna se pagesa është bërë me para ilegale ose të keqpërdorura.

“Nëse ka indikacione në drejtim të asaj që bëhet fjalë për para të keqpërdorura ose jolegale, sigurisht se prokuroria publike duhet të reagojë dhe të nis hetim në bazë të informacionit publik”, tha Janaki Mitrovski, avokat.

Tobias Zech vjen nga partia gjermane Unioni Kristian – Socialist, partner koalicioni dhe pjesë e grupit parlamentar të partisë CDU të kancelares gjermane Angela Merkel.

Ndërkohë, sipas shtypit gjerman, deputeti i dorëhequr ka edhe interesa biznesi në Maqedoninë e Veriut. Ai është pjesë e Këshillit Drejtues të kompanisë PharmCann, kompani e cila përmes partnerëve në Shkup është pjesë e biznesit të kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?