Mori pjesë në ekzekutimin e Nikulajt, arrestohet shtetasja britanike

Ka shkuar në katër numri i personave të arrestuar për vrasjen e biznesmenit, Ardian Nikulaj.

Policia e Shtetit bën me dije se pas shkëmbimit të informacionit me palën britanike është vënë në pranga me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, shtetasja britanike, Harriet Bridgeman.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e dy personave të tjerë të shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për portugezin Ruben Saravia, i cili dyshohet se është ekzekutori i Nikulajt dhe Harry Simpson.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në vijim të punës kërkimore për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj, falë bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë shqiptare dhe asaj britanike, pas shkëmbimit të informacionit, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, shtetasja britanike H. B.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, Policia e Shtetit vijon intensivisht punën, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen edhe të 2 personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen”-njofton policia.

Kujtojmë se më herët në Britaninë e Madhe u arrestuan Edmond Haxhia, i cili dyshohet se është porositësi i atentatit dhe Thomas Mithan e Steven Hunt.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?