Morinë, mbi 15 mijë qytetarë hyjnë në Shqipëri brenda 4 orësh

Bregdeti shqiptar vijon të mbetet një destinacion i preferuar për qytetarët e Kosovës, të cilët gjatë kësaj periudhe po e shfrytëzojnë kryesisht për fundjavë.

Orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune kanë sjellë një fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, me mijëra qytetarë dhe automjete që kanë hyrë në territorin shqiptar, me destinacion kryesisht zonat bregdetare.

Sipas të dhënave të Drejtorisë për Kufirin dhe Migracionin Kukës, në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë, vetëm gjatë intervalit kohor nga ora 05:00 deri në 09:15 të datës 5 shtator 2026, kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë 15 mijë e 823 qytetarë të Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?