Mosbindja civile/ Opozita bllokon nesër rrugën nacionale në Krye Bushat (Foto)

Ndryshe nga takimet e mëparshme, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zgjodhi sot të merrte rrugën drejt selisë së LSI-së dhe të takonte kryetaren Monika Kryemadhin në zyrën e saj.

Në mbyllje të takimit që zgjati përreth 1 orë, Basha në një deklaratë për mediat tha se aksioni i opozitës vazhdon dhe dita e enjte sipas të gjitha gjasave do të jetë shumë intensive.

Kjo pasi opozita gjatë paradites do të prezantojë për opinionin detyrat e qeverisë tranzitore që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërsa pasdite në 18:00 nis aksioni në 12 qarqet e vendit për bllokimin e akseve kryesore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe në kuadër të mosbindjes civile, opozita në Shkodër ka vendosur të protestojë nesër duke bllokuar rrugën nacionale në Krye Bushat, zonë kjo që do të ndalojë qarkullimin e të gjithë automjeteve që i drejtohen Shkodrës dhe anasjelltas, por do të bllokohet dhe rruga që lidhet me zonat e Pukës dhe Tropojës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sot u zhvillua mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, dega Shkodër, ku në fokusin kryesor ishte organizimi për protestën e radhës, e cila do të zhvillohet ditën e enjte, datë 2 Maj në orën 18:00 për bllokimin e rrugës nacionale në Krye Bushat. Protesta është e koordinuar njëkohësisht në të gjithë Shqipërinë. Gjithashtu, pjesë e agjendës së këtij takimi, ishte edhe angazhimi i strukturave dhe qytetarëve në protestën kombëtare të datës 11 Maj në Tiranë. Ne nuk ndalemi. Tik-taku i fundit i oligarkisë po afron.  #RamaIk #ShqipëriasiEuropa”, thuhet në njoftimin e degës së PD-së në Shkodër, pjesë të cilit ishte dhe ish-deputeti demokrat Bardh Spahia.

/ Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?