FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Moti i keq shkakton rrëshqitje gurësh në aksin Burrel–Skuraj, rrezik për qarkullimin

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë shkaktuar rrëshqitje masive gurësh dhe inertesh në aksin nacional Burrel–Skuraj, duke krijuar vështirësi dhe rrezik për qarkullimin e automjeteve.

Sipas informacioneve nga terreni, problematikat janë përqendruar kryesisht në sektorin C dhe në zonën pranë Liqeni i Shkopetit, ku në disa pjesë të rrugës janë depozituar sasi të konsiderueshme materialesh shkëmbore.

Situata paraqet rrezik të lartë për drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë nga qarku i Dibrës dhe Maqedonia e Veriut drejt bregdetit dhe veriut të vendit, për shkak të ngushtimit të karrexhatës dhe mungesës së sinjalistikës paralajmëruese në disa segmente.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime zyrtare bëjnë me dije se segmenti mbetet problematik edhe për shkak të mungesës së mbrojtëseve anësore, çka shton rrezikun e daljes nga rruga, veçanërisht në zonat pranë liqenit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ekipet e mirëmbajtjes së kompanisë Abazi shpk janë angazhuar në terren për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit normal në të gjithë segmentin deri në Milot.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal, të respektojnë sinjalistikën provizore dhe të ulin shpejtësinë gjatë kalimit në këtë aks rrugor, deri në stabilizimin e plotë të situatës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?