“Na qëlluan trafikantët, dy kolegë ranë në det”, oficeri grek tregon detaje nga kapja e gomones (VIDEO)
Të dhëna të tjera janë zbuluar për trafikantët e kapur me gomonen me 1.6 ton drogë që vinte nga Shqipëria.
Televizioni “Star” ka zhvilluar një kronikë ku janë prononcuar dy nga efektivët e policisë detare të cilët kapën gomonen pas një aksioni të quajtur historik në Greqi.
Mediat greke pranë gomones më 4 motorë të fuqishëm teksa tregon edhe shenjat e plumbave të cilët u lëshuan nga trafikantët.
“Trafikantet na qëlluan në Korfuz me armë. Si pasojë e manovrave të skafit tonë ranë në det dy kolegë,” tha njëri prej oficerëve.
“Kemi pasur rast të ngjashëm para disa kohësh me një gomone tjetër, e ndoqëm nga ajri dhe deti. E ndaluam sërish përmes snajperistëve”, tha oficeri tjetër.
Prokurori i Pireut ka përfunduar dhënien e masave të sigurisë për të arrestuarit e çështjes së 1.6 drogë me gomone. Sapo përfunduan masat e fundit për dy grekë, dy shqiptarë dhe një bullgar, ndërkohë që dje dhe pardje u dhanë masat për 4 shqiptarë e dy italianë.
Prokurori ka vendosur të lërë në burg të gjithë të akuzuarit. Sot u mor masa për 63-vjeçarin Spiro Kardami, 43-vjeçarin Dimitrios Liakopoulos, 32-vjeçarin Arban Baxheri dhe shqiptarin tjetër Ermal Likaj dhe bullgarin Yordan Stoyanov.
Nga ana e tij Spiro Kardami është shprehur se “kam kompani qe blen skafe por nuk kam lidhje fare me trafikun e drogës”. Një nga drejtuesit e grupit, Vito Potenza, 31-vjec deklaroi dje në seancë: “Ndodhesha në Greqi sepse do merrja një nga gomonet e Spiros që ta çoja në Itali për riparim. Nuk kam lidhje fare me trafikun”.

