Namin me vjedhje në Elbasan, një i arrestuar dhe një tjetër në kërkim

Një operacion i policisë së Elbasanit i koduar “Yamaha” ka vënë në pranga një person të dyshuar për vjedhje dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij.

Nga hetimet e policisë, gjatë ditës së djeshme, e enjte, u bë arrestimi i Frederik Maranakut, 34 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan.

Gjithashtu u shpall në kërkim autori i dytë i dyshuar, E.V., 29 vjeç, banues në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata akuzohen se në kohë dhe vende të ndryshme kanë kryer vjedhje të ndryshme në qytetin e Elbasanit si dyqane, motora dhe biçikleta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rastet për të cilat akuzohen:

-Më 5 korrik në lagjen “28 Nëntori”, në katin e parë të një pallati, dyshohet se i kanë vjedhur kangjellat material alumini shtetasit G. Sh.

-Më 5 korrik, dyshohet se kanë vjedhur biçikletën e tipit “Scott”, të shtetasit D.G, banues në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan.

-Më 31 mars, në lagjen “Visarion Xhuvani”, dyshohet se kanë vjedhur biçikletën, me vlerë 30 mijë lekë të reja pronë e shtetases A.B.

-Më 4 shkurt në lagjen “Dyli Haxhire”, dyshohet se i kanë vjedhur motorin tip “Yamaha”, shtetasit R.K.

-Më 17 shkurt, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin me artikuj ushqimor të shtetasit A.S., ku kanë marrë steka me cigare të llojeve ndryshme.

-Më 26 shkurt, në lagjen “Haxhias”, dyshohet se kanë vjedhur një motoçikletë tip “Pjaxho”, pa targa në magazinën e shtetasit F.A.

-Më 27 shkurt, në lagjen “Haxhias”, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin (Byrektore) të shtetasit A.D., ku kanë marrë 10 mijë lekë të reja në sirtarin e dyqanit.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim për të zbuluar raste të tjera ku mund të jenë përfshirë, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale të “Vjedhjes, të kryer në bashkëpunim”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?