“Nata e Bardhë” vjen me surpriza, spektakël në sheshin Skënderbej

Tashmë është bërë traditë, por edhe këtë vit “Nata e Bardhë” vjen plot surpriza. Bashkia Tiranë ka menduar që edhe këtë vit për Festën e Çlirimit të vendit, më 29 Nëntor, të organizojë një sërë aktivitetesh festive ku në thelb të festimeve të jetë historia e luftës kundër nazifashistëve.

Më pas festa do të kurorëzohet me një mbrëmje në sheshin “Skënderbej” me rastin e “Natës së Bardhë”.

Gjithçka është konceptuar si një festë 24-orëshe, për t’u mbyllur me spektaklin në sheshin “Skënderbej” nën ritmin e muzikës. Përvecc divës së muzikës shqiptare Aurela Gaçe, në skenë do ngjitet edhe Melissa Magnaneli, këngëtarja e talentuar dhe me zë brilant që përfaqësoi Shqipërinë në festivalin ndërkombëtar, Sanremo Junior 2012. Në skenë do ngjiten edhe këngëtarët Krenar Seiti, Xheisara etj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?