NATO, i shqetësuar për situatën në Maqedoni dhe Shqipëri
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është shprehur në Bruksel se Aleanca Atlantike “është shumë e shqetësuar për situatën në Shqipëri dhe Maqedoni”.
Sipas Stoltenberg, qëndrimi i NATO-s është që proceset demokratike duhet të respektohen dhe se shumica parlamentare ka të drejtë të vendosë se kush do të formojë qeverinë”.
Ai në Nënkomitetin për Siguri dhe Mbrojtjen e Parlamentit Evropian, ka komentuar edhe paqëndrueshmërinë shqetësuese në Ballkanin Perëndimor, për të cilën tha se është duke i monitoruar nga afër zhvillimet e ngjarjeve në Shqipëri.
“Në do të ndihmojmë Shqipërinë të jep fund bojkotit të parlamentit, sepse Shqipëria është aleat i NATO-s, të cilën veçanërisht e vlerësojmë”, është shprehur Stoltenberg.
Më tutje, ai është shprehur se prania e NATO-s në Ballkanin Perëndimor ndihmon në luftimin e terrorizimit, njofton Lajmi.net.
Stoltenberg theksoi, se NATO ka luajtur rol kyç në zhvillimin e ushtrisë etnitikisht të përzier në Bosnjë dhe Hercegovinë, është e pranishme në Kosovë dhe do Aleanca do të bashkëpunoj më partnerët në rajon.

