Ndalohet drejtori i shkollës, ngacmoi seksualisht dy nxënëse
Drejtori i një shkolle të mesme në Berat është ndaluar nga policia me akuzën e ngacmimit seksual ndaj dy nxënësve.
Y.H., 59 vjeç, banues në Berat, u ndalua në orët e para të kësaj të enjte nga seksioni për krimet.
Dyshohet se drejtori i shkollës ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të shkollës në zyrën e tij.
Denoncimi në polici është bërë nga familjarët e vajzave.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale ‘’Ngacmim seksual’’ dhe ‘’Shpërdorim i detyrës’’, parashikuar nga nenet 108/a/2 dhe 248 të Kodit Penal.
/shqiptarja.com/

