Ndalohet përdorimi i telefonit në shkollë – Ja çfarë parashikon udhëzimi i MASR

Telefoni celular nuk do të përdoret më në institucionet arsimore parauniversitare nga nxënësit dhe mësuesit. Udhëzimi është botuar sot në ‘Fletoren Zyrtare’, sipas të cilit, në rast përdorimi, drejtoria e institucionit ka të drejtë të sekuestrojë telefonin si dhe të marrë masa disiplinore.

Referuar udhëzimit, drejtoritë e shkollave duhet të rishikojnë rregulloren e brendshme, të organizojnë takime me prindërit për njohjen me rregulloren e re, si dhe të marrin masa për të vënë në dispozicion numër telefoni të veçantë për komunikim me prindërit e nxënëse.

Ndërkohë, institucionet vendore përgjegjëse për arsimin parauniversitar duhet të monitorojnë masat e marra për ndalimin e telefonit dhe depozitojnë pranë Policisë së Shtetit celularët e sekuestruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, duhet të raportojnë çdo muaj më shkrim pranë Ministrisë së Arsimit. Sportit dhe Rinisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?