Ndërpriten shkarkimet nga HEC, shpeton nenstacioni i Zemblakut

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë ditëve të fundit kanë përmirësuar situatën hidroenergjetike në Kaskadën e Drinit, ndërsa janë ndërprerë shkarkimet.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare raporton se  niveli i ujit në rezervuarin e hidrocentralit të Fierzës aktualisht është 273.16 m, thënë ndryshe rreth 5 metër më lartë krahasuar me fillimin e valës së reshjeve. Niveli i prurjeve në këtë hidrocentral aktualisht është 1000 m3/s.

Për të shmangur derdhjen e ujit Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka vënë në punë të gjithë agregatët duke prodhuar në maksimu energji elektrike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Niveli i ujit në HEC Koman aktualisht është në 173.26 m dhe prurjet 350 m3/s ndërsa në HEC Vau Dejës është 74.89 m dhe prurjet 80 m3/s.

Swiss Digital Mobile Reklama

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka angazhuar në kapacitet intensiv pune hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës. KESH ka prodhuar në maksimum energji elektrike. Prodhimi i lartë i energjisë këto ditë ka plotësuar nevojat e konsumit. Për të shmangur maksimalisht derdhjen e ujit pa prodhim energjie është  shkëmbyer për depozitim me Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës sasinë prej 26500 MËh dhe shitur në treg të parregulluar sasinë prej 58000 MËh.

Sipas KESH situata në Kaskadën e Drinit vazhdon të jetë plotësisht nën kontroll dhe menaxhimi po kryhet në përputhje me rregulloren e plotave.

Edhe në ditët në vijim prurjet priten të jenë të larta si rezultat i reshjeve të dëborës që kanë nisur mbrëmjen e së premtes.

Ndërkohë reshjet kanë shkaktuar dëm edhe në disa nënstacione elektrike të cilat janë përmbytur. Rasti i fundit ishte nënstacioni i Zemblakut. Ndërhyrja e FA dhe hapja e portave në lumin Devoll u shmang rreziku për dëmtimin e këtij nënstacioni i cili rrezikonte të linte pa energji një pjesë të juglindjes së vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?