Ndjekje makinash në Tiranë, fuoristrada përplas tre makina. Policia qëllon me armë

Një fuoristradë tip Volkswagen Tuareg ka përplasur tre makina gjatë një ndjekje nga policia në Tiranë.

Drejtuesi i mjetit nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe shtoi shpejtësinë duke përplasur tre automjete të tjera.

Pas ndjekjes nga policia, uniformat blu u detyruan të qëllojnë me armë zjarri në ajër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia mundi të ndalonte fuoristradën dhe shoqëroi në komisariat drejtuesin. Gjatë kontrollit në makinë, atij iu gjet një armë zjarri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Emri i të ndaluarit nuk është bërë ende i ditur, por dyshohet se ka qenë i përfshirë në një ngjarje kriminale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?