Ndryshimi i stinës, mjekët: Mos i mbani fëmijët në shtëpi me temperaturë

Mjekët në spitalin e Beratit flasin për një valë të re virozash, si rezultat i ndryshimit të kushteve të motit, ku fëmijë nga 0 në 15 vjeç kanë mbushur urgjencën për ndihmë shëndetësore. Mjekët thonë se kjo virozë shoqërohet me temperatura të larta tek fëmijët ndaj apelojnë prindërit të mos e neglizhojnë këtë simptomë që mund të shkaktojë edhe dëmtim të trurit tek të vegjlit.

Ndryshimi i stinëve dhe temperaturat e larta që kanë mbërritur në vend, kanë sjellë një valë të re virozash në Berat, ku në Repartin e Pediatrisë pranë spitalit rajonal, por dhe pranë qendrave shëndetësore janë shtuar rastet ku prindërit kërkojnë ndihmë për fëmijët e tyre. Të miturit nga 0 deri në 15 vjeç, janë vizitorët e shtuar të spitalit, me probleme në rrugët respiratore dhe ulje të ndjeshme të rezistencës.

Mjeku pediatër Vladimir Kumaraku thotë se virozat e kësaj stine janë shoqëruar me një temperaturë tepër të lartë tek fëmijët dhe për këtë ai ka një rekomandim të posaçëm për prindërit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vladimir Kumaraku, mjek pediatër:  “Në qofte së nuk do të vlerësohet në kohë menjëherë sapo të fillojë  temperatura me ethet  të jepet ndihma e parë e familjes dhe të sillet menjëherë në spital, fëmija rrezikon të ketë kriza nga temperatura e lartë, gjë që natyrisht çon në prishjen e komfortit të fëmijës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas mjekëve, prindërit duhet të kenë kujdes me temperaturën tek fëmijët, pasi mund të ketë komplikacione deri në dëmtim të trurit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?