Ndryshon lista e Lezhës nga PD

Dorëheqja e Helidon Bushatit nga kandidimi në Shkodër, është pasuar me ndryshimin e listës së kandidatëve për deputetë të PD-së. Bushati renditej i katërti, por tani vendij e tij e ka zënë Bardh Spahia, i cili renditej i gjashti. Dhe në vendin e gjashtë është futur ish -deputeti Gjok Uldedaj. Nard Ndoka mbetet i pesti.

Ndryshon edhe lista e Lezhës, ashtu siç përflitej dy ditët e fundit. Preç Zogaj ngjitet në vendin e katërt dhe Martin Bibaj zbret  në vendin e pestë, një vend ku ai rrezikon të mos jetë fitues. Por edhe këto ndryshime nuk janë përfundimtare derisa PD nuk ka dorëzuar ende në KQZ lista të rregullta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?