Ndryshon qarkullimi në qendër, ja nga duhet t’i bini tani

Bashkia e Tiranës njofto dje se do të ndryshojë plani i lëvizjes së automjeteve, për të mundësuar përfundimin e projektit në sheshin “Skënderbej”, brenda afatit të caktuar. Kështu duke qenë se projekti i rikualifikimit urban ka hyrë në fazën e dytë të punimeve, qarkullimi i makinave do të ndryshojë si më poshtë, duke filluar që sot:

Sipas Planit të Bashkisë së Tiranës, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në segmentin e rrugës “Çamëria”, nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova” deri në sheshin “ Skënderbej”, e thënë ndryshe, do të ndalohet qarkullimi në segmentin rrugor që kalon para selisë së Partisë Socialiste. Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet në rrugën “Ibrahim Rugova” në kryqëzimin me rrugën “Çamëria”, drejtim i detyruar drejt.

Gjithashtu, deri në përfundim të fazës së dytë të punimeve për rikualifikimin e Sheshit “Skënderbej” do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në segmentin e rrugës “Ibrahim Rugova”. Qarkullimi i automjeteve nga “Myslym Shyri” deri te bulevardi “Gjegj Fishta”, pra segmenti para Ëwan, do të bëhet me një drejtim lëvizjeje sipas sensit veri-jug.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumë shpejt pritet që të përfundojnë punimet për të gjithë sheshin “Skënderbej”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?