Në gjyq vlonjati, shef i organizatës së drogës e ortak i “Sacra Corona Unita”

Në Itali ka nisur procesi gjyqësor i një prej organizatave të mëdha të trafikut të drogës. Në seancën e parë gjyqësore, 38 nga 42 personat e arrestuar kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa seanca e radhës është lënë më 4 korrik.

Hetimi i kryer nga departamenti i hetimeve të anti-mafias në Leçe që nisën në gusht të vitit 2012, bëri të mundur ndërprerjen e veprimtarisë së dy organizatave të veçanta, një nga organizata mafioze e Andrea Leo, i lidhur me organizatën mafioze “Sacra Corona Unita”, e dedikuar për grabitje dhe trafikun e drogës dhe grupi tjetër një organizatë italo-shqiptare, e drejtuar nga Kristaq Boçi, 46-vjeç, nga Vlora, i cili ka importuar sasi të mëdha heroine dhe marijuane nga Shqipëria në tokën e Salentos.

Mes të arrestuarve janë edhe shqiptarët Bilal Boçaj, 49 vjeç, banues në Poggiardo,  Pëllumb Drenova, 56-vjeç, me banim në Montecchio Maggiore, Klaid Hasanaj, 48-vjeçar shqiptar banor i Leçes; si dhe Emiliano Sulka, 23-vjeç, banues në Lizzanello.

Swiss Digital Desktop Reklama

Organizata e drejtuar nga shqiptari bashkëpunonte me mafien italiane në periferi të Leçes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më shumë se pesë kg heroinë është sekuestruar nga policia gjatë aksionit, ndërsa zbulimi i organizatës u bë fal përgjuesve të instaluar në shtëpinë e italianit Gabriella De Dominicis në Merine, nën arrest shtëpiak. Shtëpia e tij ishte qendra e organizatave kriminale.
Policia italiane ka sekuestruar rreth 600 mijë euro pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?