Në gjyq zv.drejtori i rremë i Aluiznit mashtroi qytetarët për legalizimin
Arriti të përfitojë nga qytetarë të ndryshëm 5.8 milion lekë duke i mashtruar se do ti legalizonte shtëpitë se ishte nëndrejtori zyrës së Aluiznit, përfundon në gjyq me akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim Artan Laci.
Hetimet ndaj Lacit nisën pas kallëzimit të 4 shtetasve në polici në mars të këtij viti pasi dhe pse kishin paguar lekët shtëpitë e tyre s’ishin legalizuar dhe Laci prej javësh si hapte më telefonin.
Në fund të muajit shkurt shtetasit e kallëzuar kanë patur takimin e fundit me Lacin duke i dhënë atij një total prej 3400 euro dhe 340 mijë lekë, por nga ajo ditë ai ndërpreu kontaktet.
Të mashtruarit janë paraqitur në zyrat e Aluiznit aty ku janë interesuar për Lacin, por kur kanë mësuar se Artan Laci as kish punuar e as punonte në këtë institucion shtetasit e mashtruar i janë drejtuar policisë.

