Në hotel me të dashurën, 80-vjeçari vdes nga viagra
Një i moshuar është gjendur i vdekur në dhomën e një hoteli në qytetin e Fierit. Ekspertët e kriminalistikës që shkuan në vendngjarje për zbardhjen e kësaj ngjarjeje ende nuk kanë përcaktuar shkaqet e vdekjes, nëse kanë qenë natyrale apo e stimuluar.
Hetimet kanë ngritur dyshime se i moshuari ka hyrë në hotel së bashku me një grua rreth të pesëdhjetave. Pasi ka bërë pagesën e dhomës, ai dhe gruaja e paidentifikuar ende, kanë hyrë në dhomë dhe që nga ai çast, që mendohet të ketë qenë ora 19:00, i moshuari nuk ka dalë më.
Të dielën në mëngjes, kur pastruesja e hotelit ka hapur derën për të pastruar, ka gjetur në dhomë vetëm 80- vjeçarin, i cili nuk paraqiste shenja jete. Ende nuk dihet se si ka ndodhur vdekja e tij, por paraprakisht policia dyshon se ka ardhur nga ataku kardiak.
Ndërkohë dyshohet se gruaja që ka zgjedhur të kalojë natën me të moshuarin, nuk është identifikuar ende, pasi ajo mendohet të jetë larguar nga hoteli sapo ka vënë re gjendjen e rënduar të të moshuarit. Frika e zbulimit të lidhjes dyshohet se e ka detyruar gruan të largohet nga hoteli fshehurazi.

