Në kërkim të kanabisit, policia kalon në “sitë” fshatrat e Shkodrës – Monitorim nga ajri dhe toka

Policia e Shkodrës, Plan Operacional për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Policia e Shkodrës ka nisur sot monitorimin nga ajri me anë të helikopterit, për kontrollin e territorit. Krahas monitorimit nga ajri, vijon kontrolli i imtësishëm i territorit nga toka.

Blutë bëjnë me dije se janë kontrolluar fshatra në njësitë administrative Postribë, Pult, Guri i Zi. Konkretisht në:

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Postribë, fshatrat Vilez, Ura e Shtrenjtë, Prekal, Domen dhe Omaraj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Pult, fshatrat Sume, Likaj, Kasnec, Marknonaj, Bjeshka Kondaç, Lugina e Kirit, Pog, Gjuraj, Boks, Xhan, Mgull, Plan, Kuje dhe Kir.

Në Guri i Zi, fshatrat Mazrek, Shpor, Dervishaj, Brahimaj, Nderfusha, Kodrat e Shengjergjit, Boç, Hundza, Gjoç, Ndersana, Geraj, Majç, Gjetkukaj.

Policia thotë se gjatë monitorimit dhe kontrollit të zonave nuk u evidentua asnjë parcelë e kultivuar me bimë narkotike.

Operacioni i monitorim-kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike do vijojë edhe në ditët në vazhdim nga ajri dhe toka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?