Nënë Hatixheja, 85-vjeçarja që agjëron prej 25 vjetësh

Është 85 vjeç, mban Ramazan prej gati 25 vjetësh, por është e fortë e plot besim. Historia e nënë Hatixhesë, nënës çame nga Elbasani vjen kuptimplote në muajin e shenjtë të Ramazanit, kur besimtarët myslimanë agjërojnë për 30 ditë për të përmbushur një detyrim që përbën një nga shtyllat e Islamit.

Nënë Hatixheja pavarësisht moshës së thyer thotë se nuk e ndjen fare vështirësinë e agjërimit, përkundrazi siç thotë ajo, i lutet Zotit t’ia lejojë edhe këtë vit, se ndoshta vitin tjetër mund të jetë e pamundur.

“Kur fillova Ramazanin, u ktheva drejt Kibles (Meka) dhe thash: O Zot, ma bëj të lehtë edhe këtë vit se nuk dihet rroj mot apo nuk rroj. Dhe Zoti ma ka bërë të lehtë. Ngrihem në sabah dhe nuk e dëgjoj hic këtë Ramazan”. Por, në kohën e komunizmit nuk ka qenë kaq e lehtë. “Kam agjëruar edhe në kohën e komunizmit, fshehtat se vinin e na e prishnin”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Historia e lidhjes së Nënë Hatixhesë me fenë islame i ka rrënjët në familjen e saj. “Babaim im e ka mbaruar shkollën në Stamboll dhe hapi shkollë në Çamëri. Unë kam mësuar pak nga Kurani. Si u prish Çamëria, ishte muaj i Ramazanit. Ikëm pa bukë dhe babai im nuk e prishi”- tregon 85 vjeçarja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Momenti i iftarit është pika kulmore e ditës, kur e gjithë familja Hamiti përkujdeset që nënë Hatixheja të ketë gati gotën e ujit dhe ushqimin për të thyer agjërimin. Edhe në Elbasan, xhamitë sidomos në muajin e Ramazanit, janë plot me besimtarë myslimanë të cilët ndjekin ritet islame me përkushtim, duke iu falur Allahut t’u falë gjynahet prej vdekatarësh. /Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?