Nesër dhe pasnesër pelegrinazh në Kishën e Laçit, ja ç’duhet të keni parasysh!

Më 12 dhe 13 qershor në Kishën e Shna Ndout në Laç besimtarët kryejnë pelegrinazh. Për të garantuar sigurinë Policia e Lezhës ka marrë një sërë masash.

– Nga ora 08:00 datë 12.06.2017 – datë 13.06.2017 ora 24:00, do të kufizohen  disa  segmente rrugore mbi lëvizjen dhe parkimin e mjeteve të cilët janë:

” Nga Kryqëzimi i Gjykatës  –  Kisha e Shna Ndout ” 

Swiss Digital Desktop Reklama

” Nga Kryqëzimi i Poliklinikës – Kisha e Shna Ndout” 

Swiss Digital Mobile Reklama

” Nga Kryqëzimi i Gjimnazit – Kisha e Shna Ndout” 

“Nga Pallati 113 – Kisha e Shna Ndout”

Në këto segmente rrugore do të qarkullojnë vetëm mjete të transportit publik ( autobus/ taxi) të licencuara dhe të përcaktuara nga Bashkia Laç, mjetet e Kishës, mjetet e personaliteteve të larta shtetërore ,mjetet e emergjencave civile, zjarrëfiksja, ambulanca  dhe policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, të përdorin akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje,  pasi do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë rrugore.

–  Nga Kryqëzimi i Gjimnazit deri te Kryqëzimi i Varrezave do jetë rrugë vetëm për këmbësorët.

– Nga Mbikalimi i Patokut për në qytet Laç nuk do të lejohen të hyjnë mjete të tonazhit të lartë pasi bëhen shkak të bllokimit të qarkullimit rrugor.

– Mjetet do të parkohen në vend parkingje të përcaktuara nga Bashkia Laç. 

Nuk do të lejohen parkime në vende që bëhen pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve .

Policia e Lezhës kërkon  mirëkuptimin e banorëve të Laçit, që të kufizojnë  lëvizjen me mjetet e tyre në akset e qytetit të  Laçit , për të shmangur trafikun dhe ngarkesën e mjeteve që ka në këto 2 ditë nga pelegrinazhi. Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin,  thuhet në një njoftim zyrtar të Policisë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?