Nga dhuna dhe divorci. Dikur mësuese, sot Razie Stafa shet fruta për të mbijetuar
Razie Stafa del çdo ditë prej më shumë se 20 vitesh për të shitur fruta. Dikur mësuese gjuhë-letërsie e ka nxjerrë shumë breza, por sot pensioni është i pakët për të përballuar jetesën. Nënë Razia tregon se ka pasur jetesë të vështirë.
Fëmijërinë e ka kaluar mes varfërisë e skamjes, ndërsa martesa me të shoqin nuk shkoi ashtu siç mendonte, pasi dhuna sistematike e ushtruar prej tij dhe e fëmijëve, u bë e padurueshme.
Ajo thotë se ditën e kalon mes shitjes së frutave dhe xhirove në zonën e Liqenit, ku shpeshherë është e vetme, pasi thotë se shoqëria ka turp të qëndrojë me të.

