Nga sot qeveria ”Rama 3” ka një zv.ministër të ri, ja kush është

Me vendim të Këshillit të Ministrave, Endrit Molla është shkarkuar nga posti i zv.ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe në vend të tij është emëruar Ami Kozeli.

“Ami Kozeli emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në vendim.

Në mungesë të kryeministrit Edi Rama, vendimet e datës së sotme janë firmosur nga zv/kryeministrja Belinda Balluku e cila drejton edhe MiE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?