Nga vrasja në Vlorë tek arratisja spektakolare nga burgu, kush është ish-polici i ekstraduar sot (Emri)
Ekstradohet nga Milano i Italisë për në Shqipëri ish-polici nga Vlora, Fatmir Hamiti, i arrestuar një vit më parë në Itali pasi kërkohej nga autoritet shqiptare për vrasjen e një qytetari me armën e shërbimit në vitin 1995 si dhe për arratisjen spektakolare nga burgu një vit më vonë.
NGJARJA
Ish-polici shqiptar, Fatmir Hamiti u arrestua në vitin 1995 për llogari të drejtësisë shqiptare për një vrasje të kryer në Vlorë. Policia e Venecias publikon videon e arrestimit dhe fakte rreth jetës që bënte ai në Itali, fshehur pas identitetit Neshat Nelaj.
Arrestimi i tij u beë gjatë operacionit të koduar “Kameleoni”. Media italiane shkruan se ai akuzohet për vrasjen e një bashkëqytetari të tij me emrin Krenar Kalemi, më 22.06.1995 në Vlorë.
Hamiti pas një sherri e qëlloi atë me 5 plumba nga pistoleta e punës. Ai u arrestua dhe u dënua me 18 vjet burg për vrasjen. Hamiti, në atë kohë ishte punonjës në zyrën e emigrimit në Policinë e Vlorës dhe media italiane raporton se vrasja për të cilën u dënua ndodhi pranë gjykatës.
Më pas, ai u bë protagonist i një arratisje spektakolare nga burgu, një vit pas krimit të kryer dhe që atëherë ka qenë në kërkim.

