Ngacmoi seksualisht një 14-vjeçare, ja çfarë thotë mësuesi i arrestuar

Një mësues është vënë në pranga në Tiranë pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme me një nxënëse 14-vjeçare.

Por mësuesi i arrestuar me akuzën e veprimeve të turpshme me nxënësen në ambientet e shkollës ka mohuar akuzat në polici.

Gjatë marrjes në pyetje pas denoncimit të prindërve të nxënëses, mësuesi Hasan M, 64-vjecar ka mohuar gjithë sa akuzohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka thënë se me nxënësen ka pasur sjellje krejtësisht korrekte dhe nuk ka lidhje me ato që pretendon nxënësja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mësohet se mësuesi jepte lëndën e matematikës në shkollën 9-vjecare të kryeqytetit dhe ka qenë vajza që u ka treguar prindërve dhe më pas ata kanë bërë denoncimin në polici.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?